Në zyrat e FRI-së në Tetovë, u mbajt kuvendi i rregullt vjetor i Forumit Rinor Islam – Dega në Tetovë ku u bë rishikimi i aktiviteteve të FRI-së si dhe u bënë ndryshime në anëtarësi.

Kuvendin e hapi tanimë ish kryetari i kuvendit, Amet Imeri. Në kuvend u rishikuan aktivitetet e degës dhe nëndegëve si dhe u bënë ndryshime në kryesinë e degës dhe të kuvendit. Nga kryesia e degës u larguan antarët e deritanishëm si: Burhan Jakupi, Sheuki Jonuzi dhe Rahim Husejni, ndërsa në vend të tyre u shtuan Diturim Xheladini, Enis Mustafi dhe Driton Asani.

Në anën tjetër u shkakrua edhe kryetari i deritanishëm i kuvendit, ndërsa në vend të tij nga kuvendi u zgjodh Rahim Husejni.

Në fund për kuvendarët pati edhe një koktej rasti.

anigif