Categories
Lajme FRI

Në Tetovë u organizua Mbrëmja Islame

Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, Sektori i Femrës organizoi aktivitetin “Mbrëmja Islame”.
Në fillim të mbrëmjes fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e Sektorit të Femrës në Tetovë, znj. Ganimete Shasivari, e cila tregoi edhe për aktivitetet e realizuara në Tetovë nga Forumi Rinor Islam përgjatë muajit Ramazan.
Programi i kësaj mbrëmjeje përfshiu lexim të Kuranit, interpretim të monologjeve “Ramazani, muaji i ndryshimit” dhe “Ti afër, unë larg”, dialog, ilahi dhe shfaqja e dokumentarit “Dobitë e agjërimit në aspektin shëndetësor”. I gjithë ky program qe i përgaditur nga anëtaret e aktivistet e Sektorit të Femrës.
Ky ishte njëri nga aktivitetet nga shumë të tjerë që ka organizuar Sektori i Femrës në Tetovë, përgjatë muajit Ramazan.

11713574_10153492009825970_1756568245_n
Në Tetovë u organizua Mbrëmja Islame

Në Tetovë u organizua Mbrëmja Islame

Në Tetovë u organizua Mbrëmja Islame

Në Tetovë u organizua Mbrëmja Islame

Në Tetovë u organizua Mbrëmja Islame

Në Tetovë u organizua Mbrëmja Islame

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version