Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë organizoi kuizin e diturisë.

Programi filloi me lexim të Kuranit nga Sumeja Tahiri duke vazhduar më pas me fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja e Departamentit të Femrës në Tetovë, Hanife Jonuzi.

Poashtu, para kuizit u mbjat edhe një ligjëratë me temën “Çka pas përfundimit të këtij muaji”, ligjëruar nga Esma Sherifi Kurti.

Kuizi u realizua me tri pjesëmarrëse dhe kuizi ishte i ndarë në tri kategori: kategoria e parë – pyetje fetare, kategoria e dytë – pyetje shkencore dhe në kategorinë e tretë – pyetje të ndryshme.

Punën e tyre e përcolli komisioni i përbërë nga: Ajgyl Sulejman, Ganimete Shasivari dhe Esma Sherifi Kurti.

Poashtu nuk mungoi edhe pjesa artisitke edhe gjatë zhvillimti të kuizit, u interpretuan ilahi dhe monologu ‘Ti afër, unë larg”.

Në përfundim, komisioni shpalli fitueset:

Vendi i parë – Belkisa Nexhipi

Vendi i dytë – Jehona Nuhiu

Vendi i tretë – Gentiana Isaku

Garueset u shpërblyen me nga një pako librash, mirënjohje si dhe me nga një shumë modeste.

Në përfundim të programit, Departamenti i Femrës organizoi edhe iftar për garueset, anëtaret e komisionit si dhe aktivistet.

FOTO