Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Tetovë realizoi ligjëratën e rradhës në kuadër të ciklit të ligjëratave mujore. Ligjëruese ishte teologeja Esma Sherifi Kurti, e cila para të pranishmeve elaboroi temën “Durimi, virtyt i personalitetit”.
Ligjërata filloi duke treguar se një nga cilësitë e Allahut është Es Sabur -i Durueshmi dhe se Muhamedi a.s. gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij na përçoi vlerat e durimit dhe se mbi 90 herë Allahu e përmend si virtyt durimin në Kuranin Famëlartë. U shtjelluan me aq mjeshtëri edhe llojet e durimit si durimi ndaj gjynaheve, ndaj adhurimeve të Zotit, ndaj pajtimit me caktimin e Zotit, ndaj sprovave, duke cekur që njeriu sprovohet sipas besimit që ka. Të pranishmet patën rastin të dëgjojnë edhe histori të disa durimtarëve si shembullin e Ejubit a.s., Ibrahimit a.s. dhe Jusufit a.s dhe shembuj të disa sahabëve. Në fund teologeja ceki edhe gjërat që na ndihmojnë për të qenë të durueshëm.
Pjesa e dytë ishte e rezervuar për pyetjet e parashtruara nga të pranishmet.
EDITOR
8 years ago
previous article
Vazhdojnë ligjëratat javore në Kërçovë
next article
Në Shkup vazhdojnë ligjëratat javore
you might also like
ÇMIMI “HAFIZI I RI I VITIT”
1 week ago
VLADIMIR KERA LIGJËROI NË SHKUP
1 week ago
ÇMIMI “SHKENCËTARI I RI I VITIT”
2 weeks ago