Imami i Tepexhik xhamisë në rrethinën e Bodrumit, në provincën Mugla të Turqisë, ka gjetur në një kopje të Kur’anit, i cili supozohet të jetë rreth 1200 vjet i vjetër

Ai, gjithashtu ka gjetur edhe libra tjerë të tefsirit (koleksion të interpretimit të sureve dhe ajeteve kur’anore).
Kopja e Kur’ani-kerimit u gjet në dhomat e Tepexhik xhamisë, i mbështjellë në sexhade bashku me librat e tefsirit.
Kur’ani i gjetur bashkë me librat e tefsirit i janë dorëzuar drejtorit të Muzeut arkeologjik të Bodrumit, Emel Ozkan.
Pasi të bëhet konservimi dhe regjistrimi i duhur, ekspertët do të kryejnë analizat e detajuara për të përcaktuar periudhën e saktë nga e cila datojnë Kurani dhe librat tjerë të gjetur.