Forumi Rinor Islam vazhdoi me realizimin e aktiviteteve në kuadër të “Mozaikut Rinor” edhe këtë fundjavë në qytetin e Prilepit, Kërçovës, Tetovës dhe Shkupit.

Në Shkup u realizua tema “Të mësuarit efektiv” me ligjërues Arsim Jonuzi.

Në degën e Tetovës u trajtua tema “Rrjetet sociale – anët pozitive dhe negative”, ku përpara nxënësve u paraqit kryetari i FRI – dega Gostivar, Zurijet Sulejmani.

Tema “Si të kontribuojmë në shoqëri” ishte tema e radhës e cila u zhvillua në degën e Kërçovës me ligjëruese Kujtesa Xheladini.

Në degën e Prilepit në cilësinë e trajnuesve kësaj radhe ishin vetë anëtarët e kryesisë së degës. Sëbashku me nxënësit trajtuan temën “Jeta me rrjete sociale – anët pozitive dhe negative”. Bashkëbiseduan rreth varësisë nga rjetet sociale dhe çdo sfidë qe vjen nga po të njejtat, dhe në fund të pranishmit morën disa këshilla për përdorimin e duhur të rrjeteve sociale.

04 tetor 2023