Muslimanët në vitin 2039, do të kryejnë dy herë haxhin, e kjo do të thotë se do të festojnë edhe tre bajrame në një vit kalendarik Gregorian, tha një astronom nga Arabia saudite.
Gjatë atij viti, ritet e haxhit do të kryhen së pari në 10 ditët e para të janarit, e pastaj edhe në 10 ditët e fundit të dhjetorit, ka thënë Abdullah al-Misnad, profesor në Universitetin Shtetëror në krahinën qendrore të Kasimit.
“Në vitin 2039 haxhinjët do të ngjiten në malin e Arafatit dhe do t’i prejnë kurbanët në 10 ditët e para të janarit, e kjo do të përsëritet në 10 ditët e fundit të dhjetorit. Çka do të thotë se do të festojmë tre Bajrame (një fiter bajram dhe dy kurban bajrame) në një vit kalendarik Gregorian”, ka thënë ai, raporton gazeta e përditshme Sebk.
Viti Hixhri, i cili llogaritet në bazë të ndërrimit te hënës, është zakonisht 11 ose 12 ditë më i shkurtër se viti Gregorian kalendarik i cili zgjat 365 ditë./http://ekuiliber.com/
EDITOR
10 years ago
previous article
Imami nga Zvicra: Dhunën nuk mund ta shkaktojë feja e drejtë
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago