Algjeriani Farih Abdurahman ka katër vjet dhe e di të gjithë Kuranin përmendsh. Ai e ka mësuar duke dëgjuar ajetet kuranore sepse nuk di të lexoj asnjë fjalë.
Kur i mbushi tre vjet dhe kur filloi t’i shqiptoj më mirë fjalët ai e lexoi suren Kehf pa gabime dhe me rregullat e leximit të Kuranit.
Duke e shpjeguar këtë dhuratë të Allahut, nëna e Abdurahmanit thotë se e donë shumë suren El Kehf, ndërsa gjatë kohës së shtatzënisë e ka lexuar çdo ditë, çka i jepte qetësi dhe besim. Kur dëgjonte muzikë gjendja e saj ndryshonte ndërsa kur fillonte të dëgjoj Kuranin asaj i kthehej qetësia dhe rehatia. Dëgjimi i Fjalës Hyjnore kishte arritur në zemrën e fetusit. I Lartmadhëruar është Ai i Cili krijon! Ndërsa shkencëtarët thonë se fetusi është nën ndikimin e asaj që i ekspozohet nëna e tij.
Gjithashtu, nëna e Abdurahmanit thotë se djali i saj e ka mësuar Kuranin duke dëgjuar programin satelitorë El-Afasi. Babai i djaloshit mendon se është e mundur që tek fëmija ka ndikuar dëgjimi i Kuranit para se sytë e tij ta shohin këtë botë. Abdurahmani ka një zë tingëllues, lexim të rrjedhshëm dhe asnjëherë nuk i harron salavatet mbi pejgamberin a.s. Ai gjithmonë lexon suret Felek dhe Nas dhe nuk bie të flejë pa i lexuar lutjet e gjumit.
(Islampress)
EDITOR
10 years ago
previous article
FFK aplikon për pranim në UEFA
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
12 months ago