Categories
Lajme

Nëna e hafizit më të ri në botë: “Gjatë shtatzënisë çdo ditë lexoja suren El-Kehf

Algjeriani Farih Abdurahman ka katër vjet dhe e di të gjithë Kuranin përmendsh. Ai e ka mësuar duke dëgjuar ajetet kuranore sepse nuk di të lexoj asnjë fjalë.
Kur i mbushi tre vjet dhe kur filloi t’i shqiptoj më mirë fjalët ai e lexoi suren Kehf pa gabime dhe me rregullat e leximit të Kuranit.
Duke e shpjeguar këtë dhuratë të Allahut, nëna e Abdurahmanit thotë se e donë shumë suren El Kehf,  ndërsa gjatë kohës së shtatzënisë e ka lexuar çdo ditë, çka i jepte qetësi dhe besim. Kur dëgjonte muzikë gjendja e saj ndryshonte ndërsa kur fillonte të dëgjoj Kuranin asaj i kthehej qetësia dhe rehatia. Dëgjimi i Fjalës Hyjnore kishte arritur në zemrën e fetusit. I Lartmadhëruar është Ai i Cili krijon! Ndërsa shkencëtarët thonë se fetusi është nën ndikimin e asaj që i ekspozohet nëna e tij.
Gjithashtu, nëna e Abdurahmanit thotë se djali i saj e ka mësuar Kuranin duke dëgjuar programin satelitorë El-Afasi. Babai i djaloshit mendon se është e mundur që tek fëmija ka ndikuar dëgjimi i Kuranit para se sytë e tij ta shohin këtë botë. Abdurahmani ka një zë tingëllues, lexim të rrjedhshëm dhe asnjëherë nuk i harron salavatet mbi pejgamberin a.s. Ai gjithmonë lexon suret Felek dhe Nas dhe  nuk bie të flejë pa i lexuar lutjet e gjumit.
(Islampress)

Exit mobile version