Categories
Lajme FRI

Nëndega Karshiakë rifilloi me ciklin e ligjëratave javore

Në hapësirat e FRI – së në Studeniçan nën organizim të Departamentit për edukim pranë Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë filloi cikli i ri i ligjëratave javore nën moton “Burimet e Mirësisë”.
Ligjërata filloi me leximin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë.
Tema e parë e këtij cikli të ligjëratave ishte “Udhëzimet në Islam (1)” ligjëruar nga teologu Mervan Jakupi.
Ndërkaq ligjëruesi citoi edhe ajetin kuranor ku Allahu ju drejtohet besimtarëve “E kush është më fjalëmirë se ai që thërret për në rrugë të Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë; unë jam nga muslimanët.”

Pjesa e fundit u takoi pjesëmarrësve për të parashtruar pyetje.

Exit mobile version