Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë për të katërtën herë me radhë mbajti kuvendin raportues në zyrat e nëndegës.
Kuvendi filloi me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë nga Emxhed Memedi, ndërkaq më pas vijoi me fjalën përshëndetëse nga kryetari i kuvendit, Eljesai Ademi. Fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i Forumit Rinor Islam Nëndega Karshiakë, Burhanedin Nuhiju.
Pika e parë e punimeve të kuvendit ishte raportimi i aktiviteteve që ka realizuar FRI – Nëndega Karshiakë përgjatë vitit 2016. Raporti u prezantua nga kryetari i FRI-së Nëndega Karshiakë. Në rrjedhojë të paraqitjes së raportit kishte edhe diskutime nga të pranishmit. Përveç kësaj, u diskutua edhe për planin aksional të FRI-së Nëndega Karshiakë në të cilin u theksuan projektet për vitin 2017.
Në kuvend i pranishëm si mysafir ishte kryetari i degës së Shkupit, Abdulhamid Mustafa, i cili mbajti një fjalim përshëndetës, falenderoi të gjithë aktivistët edhe ata të cilët kontribuan në aktivitet e FRI – Nëndega Karshiakë përgjatë këtij viti dhe fjalimin e përfundoi me hadithin e Muhamedit a.s “Nuk do të jetë besimtar askush nga ju, deri sa nuk i dëshiron vëllaut të tij atë çka i dëshiron vetes.”
Dhe në fund kuvendi u përmbyll me një koktej modest të organizuar nga FRI – Nëndega Karshiakë.