Ish-kampioni i botës në boks, Mike Tyson ka treguar se në zemrën e tij ka ende atë egërsi që e kishte më herët, pasi në një emision televiziv, ai ka fyer një gazetar.
Tyson njihet si njëri ndër bokserët më të mirë në historinë e boksit, duke u bazuar në të arriturat që ka bërë ai gjatë të kaluarës.
Drejtuesi i emisionit gjatë një momenti i tha boksierit termin ‘Përdhunues i dënuar’, termi ky që si duket e ka nervozuar jashtë mase atë.
Ai më pas ka filluar të përdorë fjalë banale në drejtim të gazetarit, i cili u mundua ta qetësonte atë.
Për më shumë, emisioni në fjalë ishte duke u xhirruar drejtpërdrejt, dhe këto skena i kanë parë me miliona shikues anë e mbanë botës.