PYETJA:Pyetja ime është e përbërë prej dy pjesëve:Unë kam fëmijë të vogël, dhe pasi marr abdest, ndodh të vjell në dorën time.A më prishte abdesi. Dhe nëse unë vjell, a më prishte abdesi?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Nëse vjell fëmiju në dorën tënde, pasi të keshë marrë abdes, nuk ka nevojë ta përsëritish abdesin, sepse vjellti i fëmijës nuk e prish abdesin e tjetrit.Ti duhet ta pastrosh dorën tënde prej vjelltit dhe mund të falesh.
Ndërkaq, për sa i përket asaj se nëse ti vjell, sipas medhhebit Hanefi të vjellurit e prish abdesin nëse është me gojën plot, dhe obligohesh të marrish përsëri abdes. Këtë qëndrim ata e kanë bazuar në disa argumente, në mes tjerash edhe në transmetimin e Ebu Derdasë
Se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka vjellur dhe ka marrur abdes. Këtë transmetim në version më të zgjeruar e kanë shënuar Ahmedi dhe Tirmidhiju.
Allahu e di më së miri.
Categories