PYETJA: Nëse gruaja është me menstruacione, a mund ta lajë xhenazen e një gruaje.
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Gruaja e cila është me menstruacione, ka të drejtë ta lajë xhenazen e një gruaje, sepse pastrami apo abdesti, nuk është kusht për larjen e xhenazes.Për këtë nuk duhet të ekzistojë dyshim te familja e të vdekurit, gjegjësisht mos mendojnë se larja e xhenazes është jo e plotë.
Kur lahet xhenaze, nuk ka lutje të veçanta të cilat duhet të lexohen, apo Kur’an, që të oblihohet pastrim i trupit apo abdes.Por, qëllimi është që të lahet xhenazja, të lahet i gjithë trupi dhe t’i jepet abdes vetë xhenazes.
Allahu e di më së miri.