Categories
Fetva Ramazani

Nëse ham diçka me harresë gjatë agjërimit, a duhet të agjërojmë atë ditë apo ta kompenzojmë?

PYETJA: Nëse kur jemi duke agjëruar me harresë hamë diçka, e pastaj na kujtohet dhe e lëmë, a duhet ta agjërojmë atë ditë, apo të vazhdojmë të hamë dhe ta kompenzojmë me një ditë tjetër?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA: Nëse një person është duke agjëruar dhe harron se agjëron, dhe si rezultat ikësaj ha apo pi diçka, nuk duhet ta vazhdojë hajen. Ai, menjëherë sa t’i kujtohet, duhet ta len ushqimin dhe ta vazhdojë agjërimin. Këtë ditë nuk ka nevojë ta kompensojë, ngase ka hëngër nga harresa e jo me qëllim. I dërguari i Allahut s.a.v.s.ka thënë:”Kush ha apo pi diçka me harresë kur agjëron, le ta plotësojë agjërimin sepse atë e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë Allahu i Madhërishëm (nga mëshira)”.
Nisur nga kjo, ai që ha dhe pi pas harresës, me pretekst se nuk i quhet ajo ditë, ka gabuar. Ajo ditëi quhet dhe ai duhet ta plotësojë deri në iftar agjërimin. Nuk ka nevojë ta plotësojë atë ditë me një ditë tjetër, ngase haja apo pija është bërë me harresë.
 
Allahu e di më së miri.

Exit mobile version