Shteti tjetër shqiptar, Kosova, do të jetë destinacioni i shkatërrimit të armëve kimike sirianë nëse Shqipëria do t’u thotë “Jo” këtyre mbetjeve vdekjeprurëse.
Sipas të përditshmes shqiptare në Kosovë “Express” Qeveria shqiptare pothuajse i kanë jo importit të armëve kimike në Shqipëri.
Më tej ajo shkruan se këtë ngërç ndërkombëtar mund ta zgjidhë Kosova, e cila është parë nga Shtetet e Bashkuara si një opsion i mundësh.
“Ka pas diskutime të kësaj natyre edhe në vendet e NATO-s. Ekzistojnë dy mundësi, që ato armë kimike për momentin të depozitohen në strehimorët e aeroplanëve ushtarakë në malin e Goleshit, ose si mundësi e dytë shkatërrimi i tërësishëm i tyre në furrat shkrirëse të Trepçës”, shkruan “Express”-i, e cila citon disa burime anonime.
Sipas të njëjtave burime qeveria kosovare nuk e ka përjashtuar tërësisht këtë opsion, por ka përmendur investime në fushën e mbrojtjes së ambientit, si kompensim për ketë shërbim që po i bëhet në zgjidhjen e këtij ngërçi ndërkombëtar.
Sipas të njëjtave burime arsyeja se përse është zgjedhur Kosova si opsion thuhet se janë marrëdhëniet shumë të mira që qeveria e Kosovës ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në rast se kryhet ky shërbim, mund të ndodhë edhe ndonjë njohje e rëndësishme, që deri më tani nuk është paramenduar”, ka thënë ai.
/Start/
Categories