Të shtunën zhvillohet ceremonia fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Në një konferencë për shtyp kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça u shpreh se fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës është një ngjarje historike jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
“Njoftojmë mbarë besimtarët myslimanë dhe qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet nesër, në orën 10:00, në vendin e quajtur namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë.
Ndërkohë pas kësaj ceremonie në orën 11:00 Komuniteti Mysliman, organizon te Pallati i Kongreseve programin e përvitshëm “Profeti Muhamed a. s. – Krenaria e Njerëzimit” u shpreh Muca.
Pas dhënies së dritës jeshile për ndërtimin e xhamisë së madhe të kryeqytetit, kryeministri Berisha u shpreh pak dite me pare se xhamia do të jetë një kryevepër arkitekturore. /albeu.com/
Categories