Categories
Lajme FRI

Nesër dhe të martën ditë jopune, 11 tetori dhe “Kurban Bajrami”

Nesër është ditë jopune në Maqedoni, për shkak të festës shtetërore të 11 tetorit, e njohur si Dita e kryengritjes antifashiste. Kjo bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Ndërsa, ditë jopune për besimtarët mysliman është 15 tetori apo dita e martë, për shkak të festës së Kurban Bajramit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët me rastin e këtyre festave.
Maqedonia konsiderohet një nga vendet me më shumë data festive.

Exit mobile version