Universiteti i Evropës Juglindore, nesër do të hap dyert për studentët e ardhshëm me qëllim që ata të njoftohen për së afërmi me programet studimore që ofron ky universitet.
UEJL vazhdon si qëllim kryesorë të ketë arsimin cilësor dhe bashkëkohorë, ndërsa edhe këtë vit do të ketë tre cikle studimore.“Në konkursin tonë ofrojmë 17 programe studimore deri-diplomike, 34 programe master dhe 9 programe të studimeve të doktoraturës në UEJL. Gjithsej planifikojmë të pranojmë rreth 1300 studentë të rinj që është në pajtim me kuadrin arsimor dhe standardet ndërkombëtare, ndërsa si pikësynim kemi kualitetin në arsimin e lartë dhe jo numrin e studentëve. Ngelim të hapur për evalium nga ana e partnerëve tanë nga jashtë, me qëllim që të mbajmë ritmin e përgatitjeve të studentëve në pajtim me nevojat e tregut”, tha rektori Dika gjatë prezantimit të ofertës së UEJL-së për vitin akademik 2014-15.
Pjesë e ofertës së UEJL-së për studentët e rinjë janë edhe 150 bursa prej të cilave:
*80 janë meritore dhe aplikimi për këto bursa është deri me 23 prill 2014-testimi me 26 prill
*50 bursa financiare – Programi i bursave HESP – Afati i aplikimit deri me 14 shtatorë
*20 bursa – Programi “Invest in your future”– bursa nga komuniteti i biznesit
Agjenda e organizimeve gjatë Ditës së Hapur është si në vazhdim.
10:00-11:30 (Zhvillohet Panairi i gjuhëve të objekti i Rektoratit)
11:00-11:30 (Performimi i studentëve nga fakultetet e ndryshme)
11:30-12:00 (Prezantimi qendrorë-para Rektoratit)
12:00-13:00 (Shëtitjet-prezantimi i kampusit)
12:00-13:00 (Finalja në futboll)
13:00-14:00 (Prezantimi i fakulteteve dhe Seancë parlamentare nga Fakulteti Juridik
14:00-16:00 (Muzikë)
previous article
Në Parlamentin turk ka 50 deputetë shqiptarë
next article
Xhamia e Notingamit bëhet me minare
you might also like
5 days ago
6 days ago