Unë, si të gjithë para dhe pas meje, nesër do të vdes. Prandaj, sot po them këto fjalë, që nesër kur të mos jem, të mbes.
Nuk është me rëndësi edhe aq mosprania ime, nëse me vete do ta marr emrin tim në atë botë. Nuk ishte me rëndësi as prania kur e ku isha, nëse në botë vetja me vete nuk më merrte në trajtë të plotë.
Si i vdekur nesër, ua fali të gjithëve që nuk dialoguan me mua sa isha i gjallë. Kjo ishte për shkak se unë nuk dija të bëja monolog. Kur unë mësova se çka është dialogu, disa më thanë se po bëja monolog(, prandaj hapa blog)!
Dje kur isha i vogël, më deshën të mëdhenjtë zemërmirë, duke më uruar arritje të dëlirë. Sot, një ditë para se të kem vdekur, prapë po marr urata, nga disa të mëdhenj të tjerë, që po më urojnë dhe po më shtrojnë shteg për zvarritje të lirë.
Në poezitë që shkrova, nëse e gjeni veten te çdonjëra, lërmani mua vajin! Nëse nuk e gjeni te asnjëra, mos ma lini mua fajin!
Nesër do të vdes, Zoti m’i faltë gjynahet, juve lutjet e mira jua pranoftë! Ata që deshën të më shohin sot, nesër Zoti në Xhenet na takoftë!
Arsim Jonuzi
EDITOR
10 years ago
previous article
Top 20 golat e historisë së Champions League (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago