Në koncertin e organizuar mbrëm në kuadër të Javës së Jetimit që organizohet nga Organizata Humanitare Kalliri I Mirsësisë jetimët prezantuan ilahije, valle recital korreografike dhe poezi kushtuar prinderve te tyre te humbur.
Femijet pa prinder,me prezantimet nga repertuari i tyre u dhuruan shum emocion te pranishmive ne salle, te cilet ishin te ftuar qe te solidarizohen me kete kategori te ndjeshme te popullit.
Poashtu Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” ne kete koncert shpalli edhe fituesit e konkursit letrar,(proze dhe poezi) dhe artit figurativ, me temën “DËSHIRA E NJË JETIMI” e gjith kjo per ti motivuar dhe integruan ne shoqeri keta jetim.
Njeherit Ansambli i valleve “Emin Duraku”, prezantuan disa valle nga repertori i tij i begatë.Kenge per jetimat interpretoi edhe kengetari Mhammut Ferati.
Vargjet e monologut “U nda Hëna”, të shkruar nga poeti i mirënjohur Fatmir Muja i cili ishte i pranishem ne kete aktivitet humanitar i recitojë aktori i dalluar Arsim Fazlija. Kjo fushatë perfundon të dielën me nje mëngjes te përbashkët me donatorë dhe jetimë në restorantin “Biznis”, me fillim në ora 10:00.