Categories
Lajme

New York: Shëtitje me rastin e ditës së muslimanëve

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është organizuar shëtitja tradicionale me rastin ditës së muslimanëve të cilët jetojnë në këtë vend

Në kuadër të shëtitjes së 28 në New York, muslimanët e falën namazin në Madison Street, e më pas, duke mbajtur flamujt e vendeve të tyre, të gjithë së bashku filluan të shëtisin nëpër rrugë.

Gjatë shëtitjes ata luteshin dhe e përmendnin Emrin e Allahut. Një grup i egjiptianëve në këtë rast protestonin për shkak të dhunës që po ndodh në vendin e tyre. Ata kishin veshur bluza me simbolin Rabia, duke brohoritur me parulla “Obama, Kerry, Kombet e Bashkuara – Turpërohuni!”.

Mediat amerikane kanë ndjekur me kujdes këtë ngjarje, ndërkohë në qytet janë marrë masa të madhe të sigurisë.

Exit mobile version