Do të luajë përkrah emrave të mëdhenj si Messi, Iniesta apo Xavi dhe ky mendim e bën të lumtur blerjen më të re të Barcelonës, brazilianin Neymar, i cili ka folur për herë të parë si katalanas përpara mediave në stadiumin “Camp Nou”.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Camp Nou ku erdhën kaq shumë njerëz për të më uruar mirëseardhjen. Ky është realizimi i një ëndrre për mua. Asnjëherë nuk kam menduar të jem lojtari më i mirë në botë sepse ai ndodhet këtu dhe është Lionel Messi. Ne jemi dy lojtarë të ndryshëm dhe unë dua t’ju tregoj se mund të luaj përkrah tij. Shpresoj që ai të vazhdojë të jetë lojtari më i mirë i botës”.
Përpara se të zyrtarizohej kontrata me Barcelonën, mediat spanjolle komentuan gjatë edhe një ofertë të majme nga Reali i Madridit, por ish sulmuesi i Santosit hedh poshtë çdo spekulim.
“Barca dhe Reali janë dy klube të mëdha por unë jam i lumtur me zgjedhjen e bërë. Tani dua të përqëndrohem te futbolli sepse zemra ime ka rrahur përherë për Barcelonën. Unë vij nga një familje modeste dhe flas për gjithçka me të afërmit e mi por në fund vendimin e mora vetë dhe dua të theksoj që ky vendim nuk ka aspak lidhje me paratë”.
21-vjeçari brazilian u transferua te Barcelona për 57 milionë Euro dhe nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me shoqërinë katalanase.
EDITOR
11 years ago
previous article
Serie A, Top 11 i dështakëve (FOTO)
next article
Julien Faubert: Ja pse pranova islamin
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
1 week ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
1 week ago