Kjo është historia për një ëndërr të shkatërruar të një sportisti të ri. Si politika ashtu edhe neglizhenca bënë që, nga një atlet i talentuar dhe bartës i shumë medaljeve të bëhet kamerier dhe DJ, por mbi të gjitha një person i cili të ardhmen e sheh jashtë kufijve të vendit. Rexhep Selman nga Ohri është ish-kampioni i Maqedonisë në shumë disiplina të atletikës dhe përfaqësues i vendit të tij në Olimpiadën e Pekinit në vitin 2008. Për NOVA tha se për shkak të ndërhyrjeve politike në sport dhe mungesës së financave ka heq dorë nga ajo që për të, është jetë. Ai është një pionier, dhe rekorder senior i të rinjve në disa kategori dhe ka fituar gjithçka që mundë të fitoj këtu.
Ka përfaqësuar Maqedoninë në Kampionatin Europian në sallën e Birmingemit në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2007, Kampionatin Evropian në Barcelonë në vitin 2010, Ditët Olimpike Evropiane në Paris në vitin 2003. Por, kur ishte e nevojshme për të arritur në majat evropiane, për shkak të kualitetit që zotëron ai, ndodhi e kundërta dhe u tërhoq nga atletika. “Më e keqja në atë, është, kur përzihet politika në sport, dhe atë e kemi shumë prezentë tek ne. Secili është i ndarë, dhe ka rrethin e tij të njerëzve të cilët e mbështesin njëri-tjetrin dhe bëjnë politik se a ishin të mirë apo jo gjë që nuk ka rëndësi, më e rëndësishmja është të jesh në pushtet. Askush nuk u përpoq të realizoj diçka por vetëm të shkatërroj ” tha ai për Almakos .
“Unë do të isha i kënaqur edhe me 3000 denar në muaj, pagë për të u ndarë atletëve më të mirë në Maqedoni, por ato shkuan tek sportistët e rinjë të cilët nuk trajnojnë por marrin kompensim nga shteti për një vit pa bërë asgjë. Një tjetër arsye janë lëndimet që i kam marrë. Kam marrë një lëndim në gju dhe mjeku më tha të tërhiqem, të mos bejë trajnime, të pushoj në vend se të merrem me punë, për të parë se ku qëndron problemi, për ta rregulluar atë. Trajnoja nga dashuria, askush nuk më detyronte më dhunë , madje edhe nga shtëpia më thanë të mos shkoja sepse nuk ka ndonjë kontribut për të, por unë prapë se prapë qëndrova nuk u tërhoqa. Kur kemi shkuar në gara me përfaqësuesit e Maqedonisë në Kampionatin Ballkanik nga 50 atlet vetëm 3 deri në 4 prej tyre shkonin për të garuar dhe vetëm 1 ose 2 persona ktheheshin me medalje, kurse pjesa tjetër shëndosh në kohëra më të mira “rrëfen Selman. Me atletikë, në mënyr aktive filloi të merret në moshën 15 vjeçare , në disiplinën kërcim për së larti. Ai thotë se gjithçka filloi në garat komunale të shkollave sportive, kur me iniciativën e shokëve të tij vendosi të marrë pjesë, më çka edhe fitoi vendin e parë.
Pas sukseseve lindi dëshira për të vazhduar të trajnojë dhe të arrijë rezultate.
“Kam marrë pjesë në këtë garë dhe fitova vendin e parë. Këtu më vërejti profesor Vllatko Dimitriov i cili pa potencial tek unë dhe më ftoi të shkoj në klubin e tij për të trajnuar dhe më tha “Vëlla ti do të vish tek unë dhe unë do të bëjë të kërcesh shumë lart edhe mbi 2 metra dhe nga ti do të bëjë sportist të përkryer”. Ato ishin fjalët e tij, të cilët në atë kohë më dukeshin shumë qesharake, por ai e përmbushi premtimin. Afrohej Kampionati Shtetëror (LOR)Lojrat Olimpike Rinore të cilat mbaheshin në Kërçovë. Ajo ditë do të qëndroj në kujtesën time sepse për herë të parë ndjeva atë shpirtin konkurrues në mua kur me një luftë të madhe dhe rezultat të ngushtë fitova vendin e parë dhe u bëra një kampion shteti “thotë Selman.
Ai thotë se i vjen keq që është tërhequr nga sporti dhe se tani ai nuk ndjek asnjë ngjarje sportive sepse në atë mënyrë i kthehen kujtimet për karrierën e tij sportive.
Lufta për ekzistencë jashtë parketit sportiv, por edhe jashtë Maqedonisë
Duke kërkuar një mënyrë për të jetuar, nga sportist vazhdoi të punoj si kamarier, në nja klub nate në Ohër, dhe tani punon si DJ, dhe udhëheqës i emisioneve muzikore në një radio private. Ai thotë se, të ardhmen e tij, nuk e sheh në Maqedoni dhe se qëllimi i tij përfundimtar është që të shkojë diku jashtë vendit.
“Fillimisht nisa të punoj si kamerier në një klub nate në Ohër. Por puna dhe trajnimet nuk shkonin përnjëherë dhe nuk kisha përparime. Në ndërkohë lindi dashuria për muzikën dhe për momentin kam një emision një orësh në një radio strugane. Muzikën e luaj është Deep House, House, Tehno-House dhe House progresiv. Por, është vështirë në shtetin tonë të përparosh më këtë lloj stili të muzikës sepse populli ynë më shumë pëlqen të dëgjojë Turbo-Folk. Perëndimi është perëndim dhe kush nuk do të dëshironte të jetoj atje. Shtet jo stabil, pagë të mirë nuk ke, probleme me pagesën dhe pyetje është a e merr apo jo pagën këtë muaj” thotë Selman. Gjithnjë e më shumë të rinjë janë duke e lënë Maqedoninë për një jetë më të mirë. Selman është vetëm njëri nga shumica të cilët për momentin mendojnë në këtë drejtim. Nga komuna e Ohrit thonë se janë dukë hartuar politika me të cilët do të mundohen ti mbajnë të rinjët në qytet, edhe pse Ohri është një nga qytetet, në të cilin më shumë migrojnë të rinjë, kurse papunësia është njëra është mbi 40%.
“Qeverisja lokale në të kaluarën ka pasur një numër të madh aktivitetesh të cilët synonin lehtësimin dhe mundësinë e krijimit të vendeve të reja të punës që do të kontribuonin në zvoglimin e tendencës së emigrimit të të rinjve nga Ohri. Këtu do ta veçoja fazën përfundimtare të përgatitjes për zonën Industriale në Maucker e cila do të mundësoj hapjen e shumë vendeve të punës” tha për NOVA Gjoko Apostollov, udhëheqës i Sektorit për turizëm dhe zhvillimit lokal ekonomik. Nga komuna thonë,se si qeveri lokale dy herë në muaj kanë filluar të organizojnë trajnime për shkrimin dhe zbatimin e projekteve për biznesin, OJQ-të dhe të rinjtë e papunë./Almakos
Categories