Abdulmexhid Ez-Zindani është një prej dijetarëve të njohur të këtij shekulli, thirrës dhe politikan me mjaftë ndikim si brenda Jemenit e po ashtu edhe jashtë tij. Ai është themeluesi i Universitetit El-Iman në Jemen, themelues i Organizatës Botërore për mrekullitë shkencore në Kuran dhe Sunet me seli në Meke, po ashtu është themelues dhe drejtues i partisë Bashkimi Jemenas për ndryshime, e po ashtu është njëri prej themeluesve të Lëvizjes Vëllezërit Mysliman në Jemen, është po ashtu njëri prej anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm për vendimmarrje pranë të njëjtës lëvizje.
Abdulmexhid Ez-Zindani, u lind me 1 janar të vitit 1942 në fshatin Dhehebij të provincës së Ab të Jemenit edhe pse origjina e tij kthehet në Sana të Jemenit. Hap e parë të shkollimit i mori në qytetin Adn të Jemenit pastaj udhëton drejt Egjiptit për të vazhduar shkollimin universitar. Në Egjipt u regjistrua në Fakultetin e Farmacisë ku vijojë mësimet për dy vite por pastaj i ndërprenë mësimet për të vazhduar me lexim autodidakt rreth njohurive fetare, gjë të cilën e kishte në gjak që nga vegjëlia. Në Egjipt, e në veçanti në Universitetin e Ez’herit, iu dha mundësia që të takohej me dijetarë të njohur të asaj kohe.
Gjatë qëndrimit të tij në Egjipt kishte rënë në kontakt me Lëvizjen e Vëllezërve Mysliman dhe pasi që kishte arritur të i njoh mirë dhe për së afërmi, ai edhe rreshtohet në radhët e tyre duke qenë njëri prej aktivistëve të dalluar të asaj kohe. Ky aktivitet i dalluar i tij bëri që ai të arrestohet, të dëbohet nga shkolla e më vonë dëbohet edhe nga vetë Egjipti.
Pas kthimit të tij në Jemen, Abdulmexhid Ez-Zindani ishte njëri ndër aktivistët e njohur të revolucionit të vitit 1962 në Jemen. Ai më vonë shpërngulet për në qytetin Adn por në vitin 1967 pas suksesit që pati Abdurrahman El-Irbabi në grusht-shtetin e organizuar kundër Abdullah Selalit, Abdulmexhid Ez-Zindani kthehet përsëri në Sana të Jemenit dhe merr udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit. Ishte ndihmëtar i madh në zhvillimin dhe reformimin e arsimit dhe metodave të tij në Jemen, e po ashtu ishte edhe vetë mësimdhënës i shumë lëndëve shkencore në disa prej qyteteve të Jemenit. Që nga viti 1975 ishte themelues dhe drejtues i Zyrës për Këshillime dhe Udhëzime Arsimore, ku përmes kësaj zyre arriti që të zhvillonte një sërë aktivitetesh në nivel botërorë e që kryesisht kishin karakter edukativo- arsimor. Përmes kësaj zyre, Abdulmexhid Ez-Zindani kishte arritur që të sjellë dijetarët dhe mendimtarët më të njohur të botës arabe. Po ashtu, gjatë kësaj kohe u përkujdes edhe për themelimin dhe organizimin e Lëvizjes së Vëllezërve Mysliman në Jemen.
Më vonë përsëri kthehet për të punuar në Ministrinë e Arsimit dhe po ashtu mori pjesë në përpilimin e metodave edukativo arsimore për Jemen.
Më vonë shpërngulet për në Mbretërinë e Arabisë Saudite, atje punojë si mësimdhënës, ligjërues e po ashtu ishte edhe themelues i Organizatës Botërore për mrekullitë shkencore në Kuran dhe Sunet me qendër në Meke, pastaj kthehet në Jemen dhe themelon Universitetin El-Iman e po ashtu vazhdon me përpilimin e librave, ligjërimin dhe kërkimet e tija shkencore. Ndërsa titullin doktor e merr nga Universiteti Islamik Um Derman të Sudanit.
Gjatë viteve të 80-ta mori pjesë në luftën kundër komunizmit sovjetik në Afganistan, ai po ashtu ishte organizator dhe thirrës i të rinjve jemenas për pjesëmarrje në këtë luftë. Kjo ishte arsye që u mor më vonë si pretekst nga Amerika për ta akuzuar për terrorizëm. Ndërsa me 1 mars e shpall përkrahjen e tij ndaj të rinjve revolucionar të Jemenit, revolucion ky që ishte organizuar kundër Presidentit Ali Abdullah Saleh.
Abdulmexhid Ez-Zindani gjatë një interviste të tij të dhënë për televizionin e njohur të Al-Jaziras, e kishte bërë të ditur se ka bërë zbulimin e ilaçit për shërimin e viruesit të Hiv-Aids-it. Këtë ilaç e zbuloj përmes bimëve natyrore me që rast edhe i bënë thirrje Organizatës Botërore Farmaceutike pranë Kombeve të Bashkuara për ta vizituar Jemenin dhe për të mësuar më shumë rreth rezultateve të këtyre testeve duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij zbulimi e as rreth vendndodhjes së bimëve në mënyrë që ta ruaj të drejtën e tij mbi zbulimin. Ky zbulim nuk ishte i rastësishëm, ai erdhi si rezultat i një pune 15 vjeçare. Abdulmexhid Ez-Zindani kishte themeluar një grup profesionistë në Medine dhe për 15 vite punë kishte arritur që të shërojë afro 15 veta, shërimi i të cilëve zgjati tre deri në një vit pas përdorimit të ilaçit. Ky zbulim është i bazuar në studimin që i është bërë mjekësisë profetike dhe mrekullive shkencore në traditën profetike.
Është bashkautorë i shumë teksteve shkollore, ligjërues i njohur, thirrës i shquar dhe një polemizues i shquar e sidomos në polemikat e bëra me mosbesimtarët. I janë regjistrua shumë videokaseta, është autorë i disa librave dhe shumë prej tyre janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Përgatiti: Artan Musliu
previous article
Seminar: Profesioni mes imponimit dhe zgjedhjes!
next article
Arbitrat dëmtojnë Dritën (Video)
you might also like
4 days ago
5 days ago