1909 – 1999
Ali Tantavi, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është i lindur në Damask të Sirisë me 12 Qershor të vitit 1909. Ishte i lindur në një familje të njohur për nga dija, babai i tij Mustafa Tantavi ishte Myfti i Damaskut, ndërsa edhe për nga ana e së ëmës kishte dijetarë të njohur siç ishte daja i tij Muhjidin El-Hatibi. Ishte prej të parëve që arriti të bashkonte të dy metodat e mësimit, asaj të vjetrës nëpër xhami dhe asaj sistemore të shkollave. Në moshën 16 vjeçare i vdes babai dhe detyrohet të i ndërpres mësimet për tu përkujdesur për familjen, kështu që fillon të merret me tregti por që ishte vullneti i Allahut xh.sh që ta kthente përsëri në mësime. Në vitin 1928 përfundon shkollën e lartë pastaj udhëton për në Egjipt, e që ishte studenti i parë nga Siria, por që nuk mund të i vazhdojë studimet për shkak të kushteve të dobëta ekonomike. Në vitin 1929 kthehet përsëri në Damask dhe regjistrohet në Fakultetin Juridik nga ku edhe diplomohet në vitin 1933.
Për një vit sa kishte qëndruar në Egjipt kishte pas rastin që të njoftohej me studentet dhe rinin e Egjiptit dhe kishte parë se si organizoheshin të rinjtë e asaj kohe andaj edhe bëhet shkaktarë që të e bartë të njëjtën përvoje edhe në Damask ku me fillimin e studimeve fillon me organizimin e studenteve dhe arrin që të formojë Këshillin e Lartë Studentor, e që ky organizim përveç rolit të madh që kishte përbrenda Universitetit , ai pati një rol të rëndësishëm edhe për organizimin e shumë protestave që u bënë kundër kolonisë franceze që aso kohe ishte në Siri.
Pas përfundimit të shkollimit kishte punuar si gjykatës derisa kishte arritur në titujt më të lartë të gjykatës në Siri, po ashtu edhe në fushën e gazetarisë kishe një eksperiencë të madhe. Në vitin 1926 e publikon shkrimin e tij të parë në gazetë, ndërsa vetë ishte në moshën 17 vjeçare, dhe që nga ajo kohë më nuk iu shkëput gazetarisë. Publikojë shumë shkrime në shumë gazeta, e po ashtu ishte edhe ndihmës i dajës së tij që ishte kryeredaktor i dy gazetave në atë kohë. Pasi që kthehet nga Egjipti, në vitin 1929 në bashkëpunim me Maruf El-Arnautin e nxjerrin gazetën ‘’Rinia Arabe ‘’.
Ndërsa në sferën e shkrimeve po ashtu kishte filluar qysh i ri, ku në vitin 1930 botohet libërthi i tij i parë e që kishte të bënte me disa ligjërime që ua kishte mbajtën bashkëmoshatarëve të tij student në fushën e Gramatikës dhe të Gjuhës Arabe.
Kishte punuar edhe si mësimdhënës në shkollat fillore, saqë thuhet se për shkak të qëndrimeve të tij rigoroze që kishte kundër kolonialëve francez dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishte transferuar nga një shkollë në tjetrën saqë nuk kishte mbetur shkollë në Siri pa u transferuar në të. Më vonë transferohet si mësimdhënës në Irak, por që e ndoqi i njëjti fat i Sirisë duke u transferuar nga një shkollë në tjetrën. Pastaj kthehet në Damask ku punon përsëri si mësimdhënës derisa e nxjerrin në pension të parakohshëm në vitin 1940 dhe këtë për shkak të një ligjërimi që e kishte mbajtur kur kishte rënë Parisi në duart e gjermanëve.
Ishte pjesëmarrës në shumë seminare të ndryshme si brenda vendit e po ashtu edhe jashtë vendit, por më i rëndësishmi prej tyre ishte ai për Palestinën në vitin 1953. Pastaj kishte marrë pjesë në një ekspeditë për përcaktimin e rrugës këmbësore prej Sirisë për në Meke me qëllim që tu lehtësohet haxhi këmbësorëve.
Në vitin 1964, shpërngulet për në Meke ku qëndron për afro 21 vite, pastaj kalon në lagjen Azizije që është në periferi të Mekës ku qëndron për 11 vite me radhë e më pas shpërngulet për në Xhide ku qëndron deri në vdekje.
Është autor i shumë veprave por ndoshta më e njohura për ne është libri ‘’ Prezantim i përgjithshëm i Islamit ‘’, libër ky që është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Kohën e fundit të jetës së tij ishte shumë i sëmurë nga zemra dhe kjo sëmundje ishte edhe shkaktare e vdekjes së tij me 18 Qershor të vitit 1999. Namazi i ishte falur në Qabe dhe është varrosur në varrezat e Mekës.
Përgatiti: Artan Musliu
EDITOR
12 years ago
previous article
Qeveria franceze ndan bursa për studime pasdiplomike
next article
Liga e parë nga viti 2014, me 10 klube
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago