Nga kush të frikësohemi, ne shqiptarët? Nga Amerika? Nga Hashimat? Nga Kadaretë? Nga utopiatë që, tashmë, jemi mësuar të ndëgjojmë me dekada dhe për të cilët, fatkeqësishtë, qendrojmë indiferent ndaj tyre? Jemi popull qe më të vërtetë ka harruar historinë, në plotë kuptimin e fjalës, dhe jemi mësuar që të tjerët të na e përputhin atë në vantazh të tyre. Mandej kemi “misionarët”, njerëz të financuar, të cilët luajnë role të rrëndësishme në administrimin shtetëror ose kanë ndikim në të, që aktrojnë si “rebelë” me qëllim që të decentrojnë opinionin publik dhe t’i qetësojnë ujërat duke bërë deklarata, kinse, në emer të drejtësisë dhe duke i mbuluar të ligat që kaplojnë kombin tonë. Por, më të këqinjtë nuk janë ata, sepse në të vërtetë është nxitja e polemikave dhe kaosi më i errët arritja për të cilën shënjestrojnë, të këqinjtë e vërtetë janë idhujtarët e verbuar të cilët përkrahin fjalët e tyre, duke shpërndarë ideale të amoralshme dhe që turpërojnë emrin shqiptarë. Më duhët të them se, në disa rraste, shpirti kritik është bërë gjë e bezdishme tek këta tipa që mendojnë se po thuajnë diçka duke imituar “artistët” e tyre.
Më bën të qeshurit kur ndegjojë nga perëndimorët se ata janë të bazuar në objektivitet dhe në fjalën “Ligji vlenë për të gjithë.”, por, në fakt, shihet qartë që janë të përmbytur nga institucione të koruptuara dhe se si termin “laik” e kanë bërë sinonim të ekspresionit “shtetë krishterë”, gjë që kam arritur të konstatoj falë zhvillimeve të fundit në shtetin e Kosovës. Tani më lind pyetja: përse individ të tillë, siç janë laikët, arrijnë që të poshtërsohën kaq shumë dhe të përdorin fenë krishtere si “kalë trojan” për të plazmuar mendimet dhe, në rrastin tonë, historinë e një shteti? Prapëseprapë, opinioni im nuk sulmon veçanërisht laikët apo perëndimorët, siç ndoshta pritni të dëgjoni, por sulmon vetë shqiptarët modern, të cilët mbesin të dobët dhe lehtë të manipulueshëm ndaj çdo të dytën fjalë apo gënjeshtër që ju shpallët. Kemi harruar ta njohim kulturën, traditat, origjinën e vërtetë të kombit tonë.
Tërë kohën themi se kemi shumë probleme në trevat tona, dhe atribuojmë ato probleme me ardhjën e “ambasadorëve të djallit”, por në fakt jemi ne të cilët i’a dorëzuam fatin këtyre individëve, problemi qendron tek ne. Mjafton të mendojnë se si identitetin tonë shekullor mysliman, arritëm t’ua lëmë në dorë qafirave dhe të na e shesin atë për një “integrim në Evropë”. Për këtë kam dëshirë të citoj fjalët e profetit tonë Muhammedin s.a.w.s., i cili ka thënë: “Do të ketë njerëz që do të shesin fenë e tyre për një përfitim të vogël të dynjasë.”. Jemi bërë aq të pandershëm, duke pasur një kultur dhe një histori të pakrahasuëshme prapa, shkojmë të ri-kërkojmë një identitet të rri tek perëndimorët: njerëz skeptik, hipokrit dhe që, në sferën sociale, esencën e fjalës “avancim” e kan bërë të lidhur ngushtë me fjalen “turp”. Më kujtohet se nuk ishin këto idealet për të cilët luftonin dhe rezultatet që dëshironin njerëzit që dedikuan tërë jetën për këtë komb. Njerëz të cilët sod quhën “fëlliqësira” apo “mjekrrosha” nga islamofobët, të cilët marrin guximin të quajnë vetën shqiptarë.
Për t’ua bërë të kuptueshme gravitetin e situatës, dua t’iu përmendi disa fjalë të cilat, Profesori i ndëruar Milazim Krasniqi, i “harxhoj” duke thënë se: “Etiketat për ne shqiptarët muslimanë si: turq, filoturq, qenë endacakë, konvertitë, etj., janë tipike nga leksiku që përdorte Radovan Karaxhiqi për boshnjakët. Çuditem si i kanë mbajtur mend, këta fanatikë të çartur katolikë, këto emërtesa të përbindshme dhe si kanë shpirt t’i përdorin kundër bashkëkombasve të vet! Në fakt, nuk e kuptoj pse janë kaq të verbuar nga urrejtja ndaj nesh, përkundër tolerancës maksimale që kemi vazhdimisht ndaj tyre.”.
Mirëpo, problemi principal tek ne nuk është konflikti në mës feve, por adhurimi i tepërt ndaj atdheut, si islamofobët, që kanë komplekse agnostike dhe nxisin reaksione duke akuzuar me fjalë si: “Ju duani më shumë Islamin, s’ia varrni atdheut tuaj.” ndërkohë që tregojnë histori të huazuara nga kohërat në të cilat shqiptarët ishin pjesa dërmuese mysliman. Me këto histori të huazuara që po na tregohen, meqenëse ata(islamofobët) shpeshë herë arrijnë t’ua mbushin mendjen, shqiptarët janë duke lënë anash fenë për të cilën simbolet historike më të mëdhenj dhe më të përmendur kanë dalluar se nga ajo gëdhendet vetëm ngadhënjim dhe mirëqenje, simbole si Napoleon Bonaparti, i cili thoshte: “Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur unë të jem në gjendje të bashkoj të gjithë njerëzit e zgjuar dhe të edukuar të të gjitha vendeve dhe të formoj një rregjim të përbashkët i cili do të bazohet në principet e Kur’anit, të cilat janë të vetmet të vërteta dhe vetëm ato mund ta çojnë njeriun në lumturi.”.
Një fjalë e urtë reciton: “Armiku më i keq është ai që harrohet.”. Insha’Allah nuk mbesim naiv dhe qelim sytë, sepse, më të vërtetë, nostalgjia për “shqiptarin” e vërtetë gjithmonë e më shumë ndjehet, edhe pse, në shumë rraste, ajo manifestohet tek njerëzit në mënyrë implicite dhe eksplodon në fjalë apo gjeste fanatike dhe ekstreme ndaj fetarëve, sidimos myslimanëve.
Categories