Me vendim të Komisionit rregullator për energjetikë benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 0,5 denarë, ndërsa dizeli për një denar.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 81,50 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të jetë 83 denarë për një litër. EURODIZELI do të shitet me çmim prej 71 denarë për një litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 0,50 denarë për një litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit për 0,515 denarë për një kilogram.
Në pajtim me Vendimin e ri, çmimi i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri do të jetë 60 denarë për një litër, ndërsa i mazutit 42,524 den/kg.
Ulja e çmimeve të derivateve të naftës në mesatare është për 1,01 për qind.Alsat-M
EDITOR
12 years ago
previous article
Daçiq – Gruevski: Do të thellojmë miqësinë
next article