Macedonia Cap në Tetovë veçse ka shpërndarë dy karroca duke treguar sukses të madh në këto muaj sa ekziston në Maqedoni si ide.
Karroca e parë i është dhënë Kujtimit 6 vjeçar nga Reçica e Tetovës ndërsa karroca e dytë i është dhënë një 14 vjeçares nga Tetova. Të nderuar qytetar mblidhni kapak të plastikës, dorëzoni në pikat e grumbullimit dhe ndjehuni të lumtur. Ju i keni ndihmuar personave në nevojë. Nga pak kapak, deri te lumturia.
Projekti MACEDONIA CAP është projekt humanitar që ka për qëllim të ndihmojë personat që kanë nevojë për karroca por nuk kanë mundesi t’i blejnë ato. Ne, fillimisht do të bëjmë grumbullimin e kapakëve nga plastika të cilat më pas do të riciklohen nga ndërmarrje e specializuar në Turqi. Kapakët e mbledhur mund të jenë të çfarëdo madhësie dhe ngjyre përderisa janë të plastikës. Kjo ndërmarrje porosit karrocat nga kompania Gjermane “Otto Bock Wheelchairs”. Transporti i kapakëve dhe karrocave do të organizohet dhe menaxhohet nga ana e Ambasadës së Turqisë. Koordinator i projektit në Turqi është Ege Universitesi, njëherit edhe iniciuesi i projektit në Turqi, i cili më pas ka aritur të përhapet në disa shtete të tjera. Vazhdues i Macedonia Cap për Maqedoni është Gëzim Qahili ndërsa mbështetës juridik është organizata për ardhmëri rinore Youth4Youth.
Në qytetin e Tetovës janë caktuar disa shkolla si vende të posaçme për grumbullimin e kapakëve ndërsa caktimi i vendeve vazhdon duke dashur që stacione të ketë gjithkund. Gjithashtu edhe fshatrat përreth janë veçse të informuara dhe të sensibilizuara rreth këtij projekti humanitar. Të gjithë kapakët e mbledhur do të grumbullohen dhe do të drejtohen në Turqi qw në këmbim të marrim karroca si kundërvlerë dhe të njejtat të dhurohen te personat në nevojë.
Projekti “MACEDONIA CAP” është i vetëm i këtij lloji në Maqedoni dhe ka për qëllim të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara në vend duke ngritur në të njëjtën kohë vetëdijen e qytetarëve rreth riciklimit. Vlera KAPAKË – KARROCË. Për të fituar një karocë për persona në nevojë, do të duhet të grumbullohen 250 kg kapakë.
Të mbledhim së bashku kapakë të plastikës dhe të ndihmojmë personat me aftësi të kufizuara në Maqedoni. (INA)
Categories