Categories
Lajme

Ngjarjet e Parkut "Gezi" dhe përcjellja e tyre në mediat e huaja

Gabimet dhe të vërtetat e medias ndërkombëtare në lidhje me ngjarjet në parkun “Gezi” të Stambollit.
Ngjarjet që u zhvilluan në parkun “Gezi” të Stambollit dolën se qenuri vetëm një çështje kombëtare dhe morën përmasa që ndikuan edhe në imazhin e Turqisë. Kështu në formimin e kësaj gjendjeje luajti një rol të rëndësishëm zënia një vend të gjerë e ngjarjeve të Parkut “Gezi” në kanalet e medias botërore. Me orë të tëra kanalet televizive ndërkombëtare si CNN International dhe BBC, i transmetuan këto ngjarje. Televizionet dhe gazetat u përpoqën që të transmetojnë dhe komentojnë qoftë edhe pjesërisht, duke i fryre me tepër se ç’duhet ngjarjet si dhe pamjet nga Turqia. Ngjarjet lokale të dhunës si dhe përplasjet midis protestuesve dhe policisë në Stamboll si dhe nëpër qytete të tjera u komentuan sikur Turqia ka hyrë në një luftë civile ose u shndërrua në një rajon lufte. Madje disa kanale televizive të huaja këto ngjarje në Turqi i komentuan sikur edhe këtu filloi një “Pranverë Arabe”. Pra u bënë krahasime midis Tahrir-it dhe Taksmi-it. Nëpërmjet të këtyre ngjarjeve në median botërore u përpoq që të krijohet një imazh negativ mbi Turqinë. Në fakt si duhen komentuar të gjitha këto rrjedha? Çfarë kërkoi të bëjë media botërore? Vërtetë u përpoq që të krijojë një imazh negativ mbi Turqinë?  Apo ishte një aktivitet normal transmetimesh?
T’iu përgjigjesh të gjitha këtyre pyetjeve me një përgjigje të vetme është e pamundur.
Po ashtu as nuk mund të themi se media botërore dhe kanalet televizive ndërkombëtare bënë një transmetim të pastër dhe në përshtatje me etikën profesionale, as që mund të pretendojmë se këto kanale ishin tërësisht kundër dhe me paragjykime ndaj Turqisë. Mënyra se si u reflektuan si dhe brendësia e këtyre ngjarjeve në të gjitha këto transmetime mund t’i ndajmë dhe t’i komentojmë në katër grupe të ndryshme sipas aspekteve të mira dhe të këqija.
Së pari, që media ndërkombëtare ndjeu një interesim të madh si dhe i reflektoi gjerazi ngjarjet në Parkun “Gezi” kjo e ka burimin tek rëndësia që ka Turqia në rang ndërkombëtar. Sidomos lartësimi i Turqisë këto vitet e fundit si dhe roli që po luan ajo në arenën ndërkombëtare, po ndiqet si shembull dhe me lëvdata në të gjithë botën. Shoqëria ndërkombëtare e sheh Turqinë si një vend të stabilizuar dhe në paqe, dhe është e kënaqur nga politikat paqësore që ajo ndjek në rajonin ku bën pjesë. Kështu që shpërthimi i ngjarjeve në Parkun “Gezi” në një vend si Turqia me këto veçori, është e natyrshme dhe normale që të tërheqë vëmendjen e shtypit botëror. Pra është e kuptueshme që ngjarjet që u jetuan në Turqi të ndiqen me kureshtje dhe shqetësim. Rrjedhimisht transmetimet për orë të tëra i kanaleve televizive si CNN International i këtyre ngjarjeve mund të shihet si një përpjekje profesionale e natyrshme. Vlerësimi i dytë është që kanalet televizive të medias botërore këto ngjarje shoqërore në shumicën e rasteve i fryjnë ose i shtrembërojnë për përfitime. Sepse siç dihet këto kanale televizive pothuajse në të gjithë botën për të tërhequr më tepër spektatorë si dhe për të rritur përfitimet e tyre përdorin sinjalet “flash flash” ose “minuta e fundit”. Kështu ngjarjet e “Gezi” Parkut në Stamboll dhe përreth, në Këzëllaj të Ankarasë dhe përreth si dhe në Allsanxhak të Izmirit e përreth tij, pra ngjarjet në disa pika, u transmetuan sikur Turqia ka hyrë në një lufte civile. Pra kjo gjendje edhe në rast se u transmetua në kuadrin e një qëllimi të mirë nuk është gjë tjetër veçse një fryrje e të vërtetave në mënyrë të ekzagjeruar. Por fatkeqësisht këto lloj transmetimesh nuk ishin aq të naive dhe në përshtatje me etiken profesionale.
Përmasat e treta të mënyrës se si u transmetuan ngjarjet e Parkut “Gezi” si dhe brendësia e tyre kanë të bëjnë me lëvizjet që bëri media ndërkombëtare në kundërshtim me parimet e mirëkuptimit. P.sh. një miting me pjesëmarrje të gjerë të Partisë AK ( Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) ku foli Kryeministri Erdoan, CNN International në faqen e saj internetit e dha si lajm nën titullin “Demonstrata kundër qeverisë”. Pra ky shtrembërim nuk ka nevojë të thuhet se ishte tepër i gabuar dhe me qëllime të këqija. Edhe sikur të kishte qenë një gabim i pavetëdijshëm, nuk mund të pranohet qoftë nga ana etike e medias, qoftë nga ana a ekuilibrave shoqëroro-politike, kombëtare dhe ndërkombëtare .
Ajo që është më e keqja është fakti se disa kanale televizive ndërkombëtare ngjarjet në Parkun “Gezi” të Turqisë i komentuan si “Pranvera Turke”. Kjo përmasë e katërt, mbart edhe paragjykime edhe qëllime të këqija ose me thjeshtë e ka burimin nga mos njohja e gjendjes në Turqi. Pra komentet se ngjarjet ishin “Pranvera Turke” edhe nëse janë bërë nga që nuk njihet struktura shoqërore, politike, ekonomike madje edhe kulturore e Turqisë nuk janë gjë tjetër veçse një injorancë. Sepse Turqia nuk është një vend as si Egjipti as si Siria. Turqia ka 60 vjet që udhëhiqet sipas sistemit demokratik , që gjatë këtyre 90 vjetëve është udhëhequr nga dhjetëra liderë, parti ose qeveri të ndryshme pra një vend ku populli nëpërmjet vendimeve demokratike që merr, mund ta ndryshojë qeverisjen. Për aktivitetet e mediave që nuk e dinë këtë realitet është me të vërtetë një injorancë e pafalshme.
Dhe në rast se nuk është një injorancë, pra të gjithë e kanë të qartë gjendjen atëherë kjo është një përqasje me qëllim të keq. Sipas një thënieje turke media ndërkombëtare kërkoi të “shkaktojë furtunë me një lugë ujë” por nuk ia arriti qëllimit dhe kjo e vuri atë në pozitë qesharake. Është ky shkaku që tek disa kanale televizive ndërkombëtare përpjekjet për ta tronditur dhe dëmtuar imazhin e Turqisë shkaktuan reagime të kundërta. Pra nuk u dëmtua imazhi i Turqisë por vetë i këtyre mediave. Shpresojmë që këta aktorë në fjalë e kanë kuptuar se sa dëme u shkakton atyre në rast se nuk i përshtaten etikës dhe rregullave të medias.
Prof. Dr. Ramazan Gözen Pedagog në Degën për Marrëdhëniet Ndërkombëtare pranë Universitetit Jëlldërëm Bajazit./trt/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version