Freskia që ka sjellë konservimi i fasadave të mureve të brendshme dhe të jashtme në Xhaminë e Larme, që në popull njihet si Xhamia e Pashës, e ka bërë atë objektin më të vizituar në Tetovë. Tani më ata mund të shohin origjinalitetin e ngjyrave të ruajtura ndër vite.
Xhamia e Larme, Tetovë
Xhamia e Larme, Tetovë
Ata të cilët sillen çdo ditë nëpër oborrin e kësaj xhamie, thonë se nuk kanë parë kurrë që të bjerë qoftë edhe një copëz nga muret e saj. Ky është sqarimi më i mirë për të shuar kureshtjen e vizitorëve që habiten me ndriçimin e koloritit të ngjyrave që tani më kanë shkëlqimin e pesëqind viteve më parë dhe muret e lëmuara që duken pa asnjë pjesë të shkëputur që kur dy motrat, Hurshide dhe Mensure hodhën linjat e para të ngjyrave.
Xhamia e Larme, Tetovë
Xhamia e Larme, Tetovë
Xhamia e Larme që figuronte në hartën turistike, por pa një udhërrëfyes të mirëfilltë, tani më do të ketë fletushkat për të e bërë më të lehtë gjithë historikun e saj për vizitorët e jashtëm.
Kryetari i Këshillit për mirëmbajtjen e Xhamisë së Larme, Sadik Memedi i cili ka qenë edhe njëri ndër aktivistët për të gjitha punimet duke filluar nga ndërtimi drenazhimit dhe konservimit të ngjyrave në muret e jashtme dhe të brendshme, thotë se përveç ndihmesës së Ministrisë së Kulturës, mundin më të  madh për mirëmbajtjen e përditshme të xhamisë e kanë dhënë xhemati.
Xhamia e Larme, Tetovë
Brendësia e xhamisë
Sipas tij nuk është një punë e lehtë mirëmbajtja e një monumenti historik kaq të rëndësishëm për qytetin. Numri i madh i vizitorëve të përditshëm, përveç ritualeve të zakonshme,  kërkojnë një përkushtim në të gjitha drejtimet.
Drejtori i qendrës nacionale për konservimin e monumenteve historike në Maqedoni, Memet Selmani, thotë se më 20012 u bë restaurim konservimi i fasadës së jashtme më financim të amerikanëve që kanë dhënë diku 94 mijë dollarë edhe Ministria e Kulturës ka participu me 500 mijë denarë.
Brendësia e Xhamisë
Brendësia e xhamisë
Xhamia është ndërtuar në vitin 1495. Arkitektura e këtij objekti është një simbiozë e stilit barok dhe stilit neoklasik Osman.
Avlitë prej guri, rrethojnë  oborrin e një objekti plotë histori. Tyrbja është në  mes të oborrit, që njihet si vari i dy motrave që pikturuan muret e Xhamisë së Larme. Vlerat e vërteta monumentale ruhen në brendi të xhamisë.
Tyrbja e Xhamisë
Tyrbja e xhamisë
Vizatimet në muret e brendshme të xhamisë paraqesin një vepër të vërtetë arti. Në skajet e brendisë së xhamisë. Motrat piktore,  kanë sjellë origjinalitetin e objekteve të pashallarëve.
Muret e Xhamisë
Muret e xhamisë
Madhështia dhe gjenialiteti i pikturimit të brendshëm nuk qëndron vetëm te ngjyrat. Ata kanë parashikuar humbjen e gjurmëve të materialeve për dyer dhe dritareve të xhamisë, për këtë në mure është lënë një model që do t’i bëjë ballë kohës.
Muret e xhamisë
Muret e xhamisë
Nadi Sulejmani, një besimtar që thuajse çdo ditë gjendet në Xhaminë e larme, thotë se kjo xhami nuk e ka shoqin askund.
“ Të gjithë habiten me vizionin e shprehur në linjat e ngjyrave që nga kopjet e dyerve dhe dritareve deri tek vizatimet e bëra dhe që japin kryesisht xhamit e sulltanëve dhe pamje nga Stambolli i para pesëqind viteve”.
Muret e Xhamisë
Muret e Xhamisë
Anëtarët e Këshillit për mirëmbajtjen e Xhamisë, thonë se do të vazhdojnë me po të njëjtin përkushtim që ta ruajnë këtë monument historik që për besimtarët është më shumë se një objekt lutjeje.  /Portalb
Besimtari duke u lutur në Xhaminë e Larme
Besimtari duke u lutur në Xhaminë e Larme