Categories
Lajme

Nis transmetimet kanali “Rabia” nga Stambolli

Sot, e premte 6 dhjetor 2013, fillon transmetimet kanali satelitor “Rabia” i cili financohet nga biznesmenë të Vëllazërisë Myslimane dhe është nën kujdesin e vetë autoriteteve turke. Motoja e kanalit satelitor në fjalë është “Pulsi i lirisë”.
Lancimi i këtij kanali pritet të thellojë edhe më tej acarimin e marrëdhënieve diplomatike mes Kajros dhe Ankarasë. Dy vendet i kanë tërhequr ambasadorët përkatës, gjë të cilën Kajro e ka bërë si formë proteste për deklaratat e zyrtarëve turq kundër puçit ushtarak në Egjipt.
Kanali satelitor “Rabia” do të vihet në shërbim të përmbushjes së kërkesave të revolucioneve të Pranverës Arabe, përhapjen e mendimit politik në islam sipas koncepteve gjithëpërfshirëse, do të jetë një kanal që fton për drejtësi, liri dhe një lidership politik të përgjegjshëm.
Si logo, kanali “Rabia” do të ketë simbolin tashmë të njohur të “Rabia Adevije” me ngjyrën e tij të verdhë dhe të zezë, simbol i rezistencës ndaj dhunës dhe terrorit. /ardhmeriaonline/

Exit mobile version