Në organizim të KBI Ferizaj, Departamenti i Rinisë  ka nisur Shkolla Verore në Ferizaj. Edicioni i parë i këtij aktiviteti edukativ dhe rekreativ ka nisur sot me një koktej rasti në lokalet e KBI Ferizaj.  Mbi 200 të rinj priten të jenë pjesë e kësaj shkolle  të moshave të ndryshme prej 30 vjet deri 12 vjeç.
Ky aktivitet mëton të jetë tradicional që ka për synim tu ndihmoj të rinjve të menaxhojnë racionalist periudhën e pushimeve verore duke u ngritur në aspektin kulturordhe edukativ dhe të njëjtën kohë duke u zbavitur dhe argëtuar.
Gjatë këtyre 5 jave sa do zhvillohet ky  aktivitet studentët dhe nxënësit pjesëmarrës do kenë mundësi të marrin informacione rreth këtyre lëndëve : Arti i Këndimit të Bukur të Kuranit, Besimit, Adhurimit, Etikës, Gjuhës Angleze dhe Arteve të Bukura.
Përveç  mësimit të rregullt në këto lëndë , gjatë rrjedhës do organizohen edhe aktivitete të shumta zbavitëse, sportive dhe kulturore./ferislam/