Një Egjipt i ri, të premten në mbrëmje, në aeroportin ndërkombëtar në Kajro ka ateruar avioni i mbretit të Arabisë Saudite Abdulla bin Abdulaziz kurse televizioni shtetëror i Egjipti ka përcjellu live këtë moment të aterimit.
Menjëherë pas zbritjes, në aeropolan ka hyrë udhëheqësi i puçit ushtarak i posazgjedhuri gjeneral Abdulfetah es-Sisi.
Të dy liderët kanë mbajtur një takim në aeroplan, kurse mediat transmetojnë se takimi ka zgjatur 45 minuta, që më pas gjenerali ka lëshuar aeroplanin.
Të dy liderët kanë biseduar për situatën në Irak, Siri, Libi dhe kanë potencuar rëndësinë e bashkëpunimin të dy shteteve në këto momente. Kjo është vizita e parë dhe më e rëndësishme e një lideri të huaj pas marrjes së pushtetit nga gjenerali Sisi.
Kjo vizitë respektivisht mënyra e kësaj vizite ka ngjallë reagime të shumta në Egjipt dhe rajon. Shumica e analistëve këtë takim e komentojnë si pranim i pozitës inferiore të Egjiptit ose nëse mund të shprehemi edhe pozitën e vazalit të Egjiptit në raport me Arabinë Saudite.
Takimi është i rëndësishëm për dy arsye: E para se është realizuar në aeroplan, që mbreti arab nuk ka marrë guximin të dal jashtë dhe të shkel në tokën egjiptiane, kurse e dyta është se gjenerali Sisi me hyrjen në aaeroplan ka puthur në ballë mbretin Abudllah, duke harruar dinjitetin e tij dhe të popullti egjiptas, komentojnë mediat nga rajoni.
“Sisi ka harrruar në dinjitetin e tij dhe të popullit egjiptas, apo ndoshta miliardat saudite i kanë rënë në kokë, kështu që i gjori nuk di se çka të bëjë” ishte një koment në rrjetet sociale që shprehnin revoltën e nënshtrimit që ia kanë sjellë Egjiptit këto forca të grushtshtetit ushtarak. “Kur Mursi erdhi në pushtet thonit se Egjipti ishte shumë i madh për të, kurse sot definitivisht Egjipt është shndërruar në diçka shumë të vogël që as me sy nuk mund ta shohim” vazhdojnë komentet.
Veç kësaj për herë të parë në Egjipt në disa xhami namazi i së premtes (xhumasë) është falur me anë të radios. Respektivisht, me urdhërin e pushtetit të ri, u është ndaluar hoxhallarëve që nuk janë të përshtatshëm për ta, që të drejtojnë faljet apo predikimet e namazit të së premtes. Kështu në xhaminë Feth në lagjen Hamudija të Kajros, xhemati i xhamisë ka lëshuar radion dhe i është bashkangjitur imamit të xhamisë që ka transmetuar live faljen e xhumasë. Një prej hoxhallarëve të revoluat këtë veprim e ka qujatur turpërues duke thënë: “Paramendojeni. Nëse kjo është e lejuar dhe normale, atëherë hajt ta vendosim frigoriferin në mes të dhomës dhe rreth tij të bëjmë tavaf (cemeroninë e haxhit që bëhet në xhaminë e Qabes në Meke), shikojeni deri ku kanë ardhur punët në Egjipt”, komenton Shejh Muhamed se Sagir./albtime/
EDITOR
11 years ago
previous article
Futbollistët e Bosnjës dje falën xhumanë
next article
"Mirë se erdhe muaji Ramazan"
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago