Një ekip futbolli nga Kameruni, duke përfshirë trajnerin dhe udhëheqësin përqafuan Islamin, pasi qëndruan në një kamp trajnimi në Dubai, thanë zyrtarët.
Ekipi nga ky vendi afrikan përfaqëson një akademi futbolli për të pastrehët, jetimët dhe të rinjtë e varfër.
Njëzet e tre futbollistë të rinj afrikane nga Kameruni, duke përfshirë trajnerit dhe udhëheqësinë e tyre e kanë përqafuar Islamin pas qëndrimit në një kamp trajnimi në Dubai, thanë zyrtarët.
“Është e mahnitshme se në një moshë të re, kur shumica e të rinjve vetëm duan të luajnë dhe të argëtohen, këta të rinj ishin në kërkim të besimit dhe të ndriçimit shpirtëror, ” tha Xhavied Hatib, këshilltar i lartë fetar në Departmentin e Çështjeve Islame, të Bamirësisë dhe Veprimtarisë në Dubai.
“Kjo është hera e parë që ne kemi pasur një numër kaq të madh të njerëzve nga i njëjtit grup që shprehën dëshirën për të pranuar Islamin.
“Ne kemi pasur raste me grupe që shprehnin dëshirën për t’u konvertuar, por zakonisht ata vinin nga prejardhje të ndryshme.”
Lojtarët, trajneri dhe udhëheqësia e klubit u interesuan për t’u  konvertuar për shkak të paqes dhe qetësisë që ata kanë ndjerë në fenë Islame, për shkak të dashamirësisë që ofronin lojtarët myslimanë së bashku me trajnerin e tyre, tha Xhavid Hatib, këshilltar i lartë fetar në Departmentin e Çështjeve Islame, të Bamirësisë dhe Veprimtarisë në Dubai.
“Ata ishin shumë të impresionuar me mënyrën e sjelljes së myslimanëve, por kryesisht ata ishin të impresionuar nga dashamirësia dhe respekti i tyre. Këta janë njerëz të varfër të rinj dhe ata u përqafonin si vëllezër. “Duke shprehur interesimin e tyre për fenë Islame, atëherë skuadrën e dërguan në Departmentin e Çështjeve Islame, për të mësuar më shumë rreth fesë Islame.
“Ne kemi zhvilluar dy seanca të ndara, të cilat kanë zgjatur vetëm një ditë të plotë, ku kemi folur për Islamin dhe duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre, që ndikuan në zbutjen, lehtësimin e çdo dyshimi,” tha z Xhavid Hatib, këshilltari i lartë për çështje fetare.
“Ne kemi kërkuar për t’u siguruar që ata të kenë kuptuar në mënyrën e duhur Islami. Shumë nga pyetjet e tyre ishin rreth hallallit  dhe haramit, konsumimit të alkoolit, dhe se si e paraqet feja Islame të dërguarin e Zotit, Jezusin apo hz.Isain (a.s.)”.
Lojtarët, trajneri dhe udhëheqësia vizituan qendrën e Departmentit për Çështjet Islame, të Bamirësisë dhe Veprimtarisë ditën e enjte, javën e kaluar për t’u konvertuar. ”Dy prej tyre nuk dëshiruan të konvertohen, por shprehën dëshirën që të mësojnë më shumë rreth fesë Islame dhe kulturës Islame para se të vendosim çfarë duhet të bëjnë, tha z. Xhavid Hatib.”
Skuadra, disa prej të cilëve ishin të krishterë para konvertimin në Islam, u kthyen në shtëpi në Kamerun të shtunën.
“Departamenti ka dëshmuar shumë raste të konvertimit të vizitorëve dhe të banorëve të nacionaliteteve të ndryshme dhe shumica e tyre ia atribuojnë konvertimin e tyre tolerancës, vlerave humane, parimeve të   Islamit dhe të dashamirësisë që ata kishin nga muslimanët,” tha Dr. Hamad Al-Shaibani, drejtor i përgjithshëm i Departmentit për Çështjet Islame, të Bamirësisë dhe Veprimtarisë (IACAD.
Departamenti organizon programe dhe manifestime për jomyslimanët dhe për myslimanët e rinj për të paraqitur mesazhin autentik, të moderuar të Islamit si një fe për të gjithë. Këto veprimtari zhvillohen në shkolla, qendra tregtare dhe në klube kulturore.

Burimi: Gulfnews
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë