Një fushatë masive në Indonezi është shpallur të enjten e kaluar për të mobilizuar përkrahjen financiare dhe morale për Jerusalemin e pushtuar.
Fushata përkon me një fushatë të ngjashme solidariteti nga mediat të shpallura kohët e fundit në Malajzi nën kujdesin e Ministrit të Brendshëm të Malajzisë dhe me pjesëmarrjen e më shumë se 24 Shoqatave të Malajzisë.
Fondacioni i Malajzisë për Jerusalemin njoftoi synimin e tij për të siguruar të gjitha pajisjet e nevojshme teknike për fushatën e Indonezisë.
Drejtori i Fondacionit Dr. Makram Muhammedi ka shkuar nga Malajzia në Indonezi për t’u përgatitur për fushatën bamirëse.
Gjatë vizitës së tij, Dr. Makram Muhammedi u takua me një numër të aktivistëve dhe institucioneve vullnetare dhe i informoi ata rreth situatës së vështirë në Palestinën e pushtuar, duke theksuar rëndësinë e fushatës së solidaritetit dhe qëllimet e saj humanitare.
Dr. Makram Muhammedi, gjithashtu, dha një numër ligjëratash në Xhakartë dhe disa qytete të Indonezisë, ku morën pjesë një numër i madh i të rinjve dhe institucioneve lokale. Ai shpjegoi se plani i Izraelit është ndarja e Xhamisë Al-Aksa sikurse ajo që ndodhi me Xhaminë e Hz. Ibrahimit (a.s.).
Gjatë takimeve të tij, ai theksoi rëndësinë e përkrahjes financiare dhe morale për Jerusalemin.
Burimi: The Palestinian Information Center
Categories