Categories
Lajme

Një gjeneral dhe 20 ushtarë arratisen nga radhët e regjimit të Esadit

Vazhdojnë arratisjet nga radhët e forcave të regjimit të Esadit në Siri.
Së fundmi një gjeneral brigade dhe 20 ushtarë kaluan në radhët e forcave opozitare. Gjenerali Muhammed Haluf, i cili me ndihmën e opozitarëve së bashku me familjen e tij kaloi në Jordani, deklaroi se morali i trupave të Esadit është në nivel të ulët.
Në prononcimin e tij të bërë për kanalin televiziv El Arabia, gjenerali Haluf deklaroi se me opozitarët ka patur kontakte të vazhdueshme ndërsa planin për arratisjen e tij e kishte bërë në bashkëpunim me opozitarët.
Ndërkaq regjimi i Sirisë nuk bëri ndonjë deklaratë në lidhje me arratisjen e gjeneralit Haluf.
Njoftohet se krahas gjeneralit Muhammed Haluf në mbar vendin në radhët e opozitarëve kanë kaluar edhe 20 ushtarë të tjerë.
Sipas raportit të Institutit për hulumtime strategjike, para fillimit të ngjarjeve të dhunës në Siri, forcat e Esadit numëronin 300 mijë ushtarë, por kjo shifër aktualisht është rreth 50 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version