Categories
Opinione Shkrime Studenti

NJË HISTORI SUKSESI! – Fatime Ed’hemi

Shkruan: Fatime Ed’hemi

 

Pas çdo arritje ekzistojnë përjetime thënë ndryshe pas çdo fotografie të buzëqeshur fshihen ditë të shoqëruara me lot, pasi në jetë asgjë nuk arrihet lehtë, dhe nëse me të vërtet dëshiron që ëndrrat e tua të mos ngelin vetëm ëndrra duhet të japësh më të mirën e mundshme nga vetja pa marrë parasysh  gjenden dhe pozitën në të cilën të ka vendosur jeta.

Padyshim që s’ka njeri pa probleme  dhe që nuk kalon nëpër sprova të ndryshme  dhe padyshim që sukseset më të mëdha të arritura deri tani janë bërë nga personat që kanë përjetuar vuajtjet më të mëdha por mbi të gjitha kanë lënë gjurmë në jetët tona.

Jam falënderuese për çdo sfidë që më ka  dhënë jeta pasi me të vërtet ato më kanë plotësuar dhe mundësuar të kuptoj dhe t’i shoh gjërat nga një tjetër perspektivë si dhe më kanë bërë kjo që jam tash.

Mund të them se jam ballafaquar me dy sfida të mëdha, e para ishte një krizë materiale, më saktë një bankrot që posedoi kompania jonë familjare dhe zgjati përafërsisht dy vite deri sa ne u ngritëm edhe më të fuqishëm; kurse sprova e dytë dhe mund të them që ishte sprova më e madhe për mua deri tani, ishte një problem familjar që më shkaktoi shumë  lodhje dhe mërzi. Ajo periudhë ka ndikuar shumë tek unë, atëherë kam përjetuar uljen më të madhe psikologjike  dhe shpirtërore, ishte koha që më bëri të kuptoj vlerën e familjes, kuptova që edhe pse kisha xhepat plot  nuk mundja të blija rehatin.

Për një kohë bëra shëtitje të shumta por pash që kudo që shkoja e bartja shqetësimin me vete. Andaj ju përkushtova më shumë librave pasi dëshira për të mësuar gjëra të reja me të vërtetë më bënte t’i largohem realitetit në të cilin ndodhesha dhe më jepte shpresë për të ardhmen time. Ndjeja që sa më shumë të lexoja dhe të mësoja ndërmerrja aq më shumë hapa për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen time dhe po mund ta them me plotë bindje që se kisha gabim. Çdo fletë që lexoja për t’ju ikur problemeve që kisha ishte shumë më e dobishme për mua sesa të bëja gjëra që ta kaloja kohën ndoshta edhe për një moment do ta mashtroja veten që jam e lumtur por në fund të ditës nuk do të kisha fituar asgjë përveç se zhgënjim.

Kjo gjendje përfundoi duke kuptuar që asgjë nuk vlen më shumë sesa familja, duke menduar fillimisht zgjidhje për problemin e krijuar e jo duke vajtuar për të, duke përkrahur njëri tjetrin, pasi lumturia arrihet kur janë të lumtur personat që ne i duam më së shumti. Të gjitha këto unë vendosa t’i shpreh para jush që të mund t’ju them se mos lejoni që asnjë problem të ndikoj në edukimin tuaj,  mundohuni që në çdo moment të përfitoni njohuri, plotësoni veten me gjërat që janë të dobishme dhe mos kërkoni rehati në zbavitje, punoni shumë për të ardhmen, keni besim dhe durim pasi në çdo vështirësi ka ndonjë të mirë që ne  nuk mund ta shohim në ato momente, kapuni për çdo mundësi që ju shpjerë juve tek realizimi i qëllimeve tuaja dhe mos u dorëzoni pasi ne vlejmë më shumë se gjithçka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version