Shkruan: Kaltrina Ismaili
Disa ditë janë të lehta – energjia është e lartë, dielli ndriçon, çdo gjë duket të jetë e mundur. Por gjithmonë do të ketë kohë kur vijnë stuhitë. Gjërat shkojnë keq, njerëzit ju zhgënjejnë, dhe presioni është i lartë. Janë nga ata raste kur keni nevojë për pak frymëzim të brendshëm. Edhe sikur të arrish sukses në diell të ngrohtë, gjerat vlerësohen kur janë arritur me mund.
Të arrish në majat e suksesit, të arsimohesh, të jesh i ditur apo e ditur është sfidë që për ta përballuar duhet motiv, forcë. Rruga e arsimit është e gjatë, e mbushur plot me sfida, rrugë e mbushur me pengesa, ku nganjëherë mendon se je rrëzuar nga një pengesë dhe s’mund të vazhdosh, por s’është ai qëllimi…
Rruga ime ka qenë e mbushur me stuhi dhe ditë me bubullima dhe reshje, për të arritur është dashur punë, punë dhe vetëm punë. Përveç punës ka pasur nevojë për forcë, motiv, mbështetje dhe dështim.
Pa mos dështuar, nuk ke mësuar .
Në gjysmën e rrugës së shkollimit, pikërisht atëherë ku ishte piku më i lart i formimit të marrjes bazë përpara, atëherë kur kalon në fazën që mundesh, je në këmbët e tua, fillon të shfaqesh për nga ana arsimore, për atë që je… Ai ishte momenti ku unë mendova se përfundova, si nga ana psikologjike, nga ana fizike dhe në gjithçka. Në klasën e 7 në përfundim të vitit shkollor, morra një lëndim fizik, qe e përjetova ne mënyrë psikike.
Rashë prej një lartësie marramendëse, ku aftësia ime dhe dëshira ime shkollore përfundoi.
I humba gati 4 muaj duke qëndruar në shtrat duke shikuar murin dhe fëmijët (shokët e klasës) çdo mëngjes teksa shkonin në shkollë, unë me dhimbje dhe mall në shtëpi.
U qova në këmbe erdhi aj momenti i shumë pritur, erdhi fuqia e të ecurit. U bë shumë kohë, u shërova.
Ai ishte momenti më i rëndë, atëherë filloi çdo sfidë. U përballa me realitetin, pashë një vete të dështuar, e ngelur pas, e pa ditur, e pa fuqishme. Rrija në klasë dhe shikoja veten krahas tjerëve, një dështim i paparë. Se kisha idenë për çka mësonin, isha një nxënëse pasive që vetëm dëgjoja, merrja çantën dhe ikja shtëpi, çdo ditë e më me pak vullnet.
Gati 5 muaj të pa vlefshme. Mos harroni se mos arritja e asaj që dëshironi, ndonjëherë është një goditje e mrekullueshme e fatit.
Morra guxim, hov nuk ecte duhej të ndaj rrugën, o t’i futem punës dhe mos nënçmohem të bëhem ajo që kisha ëndërruar, o të rrija ajo që isha një person që shkonte, vinte dhe kalonte kohen kot.
Unë i thash vetes që unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim.
Shkova, u ula në karrigen time te tavolina për të mësuar dhe i thash: “Do kalosh ditë, natë, muaj dhe do bësh krenar prindërit që kanë përjetuar shumë dhimbje për të arritur unë sukses.”
Prej atij viti, asaj dite ajo tavolinë dhe ajo karrige janë përditshmëria ime, kam arritur suksese të mëdha, gara, vendin e parë, mirënjohje, lëvdata por krenaria ime më e madhe është ajo që mundesh, nëse ke qellim, guxim por edhe mbështetje familjare atëherë mundesh. Nga ajo ditë, çdo ditë shkollore për mua është madhështi më vete.
Por ama jo nuk ia kam arrit hala, vazhdoj të sfidoj veten dhe të qëndroj në atë karrige .
Dituria s’ka fund, shkollimi s’ka fillim dhe mbarim.
“Kur ditët e këqija vijnë drejt jush, mos e humbi shpresën. Iniciativa e lirë është një aventurë dhe si çdo histori e bukur ka uljet dhe ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.”