Profeti (a.s.) thotë: “Më i miri prej jush është ai që mëson Kur’anin dhe ia mëson atë të tjerëve”. Në ditët e sotme, duke marrë këtë hadith si shembull, është një njeri i fesë, i cili i shërben Kur’anit prej 73 vitesh. Ka përgatitur me mijëra nxënës Kur’ani dhe me qindra hafiza. Nuk bën pushim dhe nuk ka ndonjë pritshmëri nga kjo botë.
Hafiz Molla Mahmud Asllani është një dijetar, i cili në Maqedoni qysh prej vitit 1967 e deri më sot ka përgatitur me qindra hafiza. Në origjinë është shqiptar dhe është 81 vjeç. Ai është një mendimtar që jetën ia ka kushtuar Kur’anit. Megjithë moshën e thyer çdo ditë nga namazi i sabahut deri në namazin e jacisë u mëson nxënësve Kur’an dhe hadith.

Përveç dy ditëve të para të Bajramit, gjithë vitin e kalon me nxënësit e tij pa bërë fare pushim. Nga nxënësit që ka përgatitur ka prej tyre që kanë marrë titujt doktor dhe profesor. Në të njëjtën kohë ai është imam në qytetin Kalkandele në xhaminë “Osmanli yadigari Alaca Camii”. Hafiz Asllani është prej të zgjedhurve nga mbreti i Arabisë Saudite, Kral Abdullah si “Personat më të suksesshëm në botë në mësimdhënien përmendësh të Kur’ani Kerimit dhe në përgatitjen e shumtë të nxënësve”.
Në moshën 8 vjeçare nisi jeta e tij si nxënës, mbushur me vështirësi. Duke qenë se babain e humbi në moshë të re ka hasur shumë vështirësi në aspektin ekonomik. Për të mësuar Kur’anin ecte çdo ditë 2 orë për tek fshati tjetër. Asokohe për të mësuar Kur’anin kishte vetëm një palë këpuçë dhe një palë çorape. Nëse kthehej pa mësuar Kur’anin mbante dru për shtëpinë.
Në kohën kur regjimi komunist ishte më i rreptë si asnjëherë tjetër dhe Kur’ani ishte i ndaluar, ai mbahej fort pas fjalës së Allahut. Ja si i shpjegon përjetimet e tija në atë kohë: “Në kohën e komunizmit çdo gjë ishte e ndaluar. Shkoja në xhami fshehurazi. Ngaqë ishte koha kur mësimi i Kur’anit ishte i ndaluar, të gjithë frikësoheshin”.

hafizi-maqedoni-3
hafizi-maqedoni-4
hafizi-maqedoni-7
hafizi-maqedoni-8
hafizi-maqedoni-9

“Askush nuk shkonte në xhami prej shokëve të mi të fshatit. Mësuesi im më mësonte Kur’an në një dhomë të katit të sipërm të xhamisë. Kur vinte policia dhe shihte që mësoja Kur’an, i vinte kyçin dhomës. Kur iknin unë përsëri filloja mësimin e Kur’anit. Mua dhe mësuesit tim na bënin presion duke na thënë se do ju fusim në burg. Megjithatë unë vazhdova të mësoja Kur’an. Kur u bëra imam mora shumë paralajmërime duke më thënë: “Kur’anin do t’jua mësosh të tjerëve me fjale, jo me libër. Vetëm ditëve të diela do t’ua mësosh Kur’anin. Pa marrë leje prej familjeve fëmijëve nuk do t’u mësosh Kur’an”.
Hafiz Molla Mahmud thotë se mësimi përmendësh i Kur’ani kërkon një sakrificë të madhe dhe është shumë e rëndësishme sa mësimi përmendësh që të jetohet Kur’ani. Hafiz Asllani shprehet se në çdo punë të dëshirojmë fitimin e kënaqësisë së Zotit, “Për të bërë punë të sinqerta duhet të fitojmë kënaqësinë e Zotit në çdo gjë”.
“Arsimi im është i pamajftueshëm. 73 vjet për Kur’anin është një shifër e vogël. Sikur të jetoja më shumë dhe të shpjegoja më tepër Kur’anin. Pa kaluar nëpër vështirësi nuk zbret mëshira”.
/Drita Islame/