Një nënë nga Arabia Saudite, ka përfunduar studimet bachelor bashkë me të birin e saj, në një nga universitetet amerikane. Ata të dy janë pranuar në universitet dhe të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, ku nëna është diplomuar në matematikë kurse i biri në inxhinierinë e naftës.
Sipas mediave, nëna, Fatime El-gafilij, ka në plan të vazhdojë studimet pas universitare, master dhe më pas doktoraturë, duke ndjekur gjurmët e të shoqit i cili është diplomuar në të njëjtin universitet. Fatima, e cila është 48 vjeçe, ka studiuar bashkë me të birin 22 vjeçar, duke marrë pjesë bashkarisht në lëndët e përbashkëta, duke studiuar dhe konsultuar me njëri-tjetrin. Duhet thënë se nëna 48 vjeçare, ka shënuar rezultate me të larta se i biri në disa lëndë të përbashkëta. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
next article
Gostivari vetë shkroi historinë (Foto Galeri)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago