Categories
Lajme

Një nënë turke, dhuron dëmshpërblimin për të birin e vrarë, për ndërtimin e një shkolle

Një nënë 70 vjeçare nga  Turqia, ka vendosur që shumën e marrë nga shteti si dëmshpërblim për të birin e saj të vrarë ushtar gjatë operacioneve ushtarake, do e dhurojë për ndërtimin e një shkolle.
Pas vrasjes së të birit në një atentat terrorist në perëndim të Turqisë, Aishe Ergy, është dëmshpërblyer nga shtetit turk, si dhe i është lidhur një pension për humbjen e të birit. Ajo tregon për mediat se shumën e mbledhur nga pensioni dhe dëmshpërblimi, ka vendosur ta dhurojë për ndërtimin e një shkolle pranë godinës së saj të banimit. Ajo sqaron se ka mbledhur shumën prej 140.000 dollarësh amerikanë përgjatë 15 viteve, që nga vdekja e të birit.
Ajo u është drejtuar organeve kompetente pranë prefekturës së qytetit dhe u ka shprehur dëshirën për dhurimin e kësaj shume për ndërtimin e shkollës. Ky akt i ka prekur punonjësit e prefekturës, pasi është komentuar si një akt altruist dhe bamirës tepër i veçantë. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version