Mohammed Suliman nuk ka dalë nga apartamenti në Gaza për disa ditë. Ndonjëherë ai ka nevojë për të dalë, për ushqim ose kur ndodhi incidenti i fundjavës kur një bombë nga ana e Izraelit goditi afër dritares së tij.
Shumicën e kohës ai qëndron brenda. Punon për një organizatë humanitare nga aty derisa ushqimin e blen shumë afër apartamentit.
Por kudo që të jesh në Gaza e ndjenë vetëm një ndjenjë: frikën.
“Ishte e tmerrshme, përpiqem të qëndroj brenda dhe të mos dalë jashtë gjatë ditës”, tha ai për mediat.
Mohammed thotë se palestinezët janë të detyruar që të lënë shtëpitë e tyre, por se shumica nga ata nuk kanë se ku të shkojnë.
Thotë se gjendja në Gaza tani është e mjerueshme dhe jo njerëzore.
ms1-3
ms2-3