Në rendjet për të inauguruar sa më shumë sholla të reja, për të prerë sa më shumë shirita për objekte shtesë dhe për të vënë gur-themele edhe në ato shkolla të cilat janë ndërtuar dekada më parë, për shkollat me mësim në gjuhën shqipe harrohen shumë elementë kryesorë, të cilët ndikojnë në cilësinë e mësimdhënies. Vetëm javën që shkoi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shënoi dy raste të tilla. E para kishte të bëjë me lëshim në përdorim të pjesës shtesë në shkollën fillore “Skënderbeu” në Haraçinë dhe e dyta – me vënien e gurthemelit për shtimin e shkollës fillore “26 korriku” në Shuktë. Të dyja këto shkolla numërojnë nga mbi 2000 nxënës, ndërsa kanë më tepër se 130 arsimtarë secila prej tyre. Shkolla, kështu të mbingarkuara, ka gjithandej ku mësohet në gjuhën shqipe – në Strugë, Dibër, Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Kumanovë.
MASH çdo kund ku shqiptarët kanë nevojë për shkolla të reja, shkon e inauguron ndërtimin e klasave, të cilat do t’ju mundësojnë shkollave të marrin frymë pak më lirshëm. Pra, në kuptimin e asaj se do të punohet jo më me katër dhe tre ndërrime, siç kemi rastin e në shkollën ”Skënderbeu” dhe “26 korriku”, por me dy nderime. Përjashto aspektin hapësinor, që edhe me klasat e reja nuk lënë shumë për të dëshiruar, shkollat në aspektin profesional mbesin po aq të mbingarkuar sa para prerjes së shiritave për inaugurimin e klasave të reja. MASH pret shirita për zgjerimin e shkollave, por në asnjë rast nuk përgatitë vendime të reja për punësimin e arsimtarëve, pedagogëve, psikologëve dhe sociologëve të rinj. Për pasojë, vetëm për nxënësit shqiptarë, në Maqedoni gjen shkolla ku për 2000 nxënës ka vetëm një pedagog dhe vetëm një psikolog. Ka shkolla që kanë të punësuar edhe sociolog, apo defektolog, mirëpo vetëm në raste kur mungon ose pedagogu ose psikologu.
Deri tani nuk është shënuar ndonjë shembull kur shkolla të jetë e kompletuar me të gjitha sa i takon këtij shërbimi. E shumta që mund të posedojnë është një pedagog dhe një psikolog, apo në vend të këtij të fundit – sociolog. Në MASH parapëlqejnë që ta hedhin fajin tek komunat, ndërsa këta të fundit sqarojnë se punësimet në arsim, sado që shkollat janë decentralizuar, i takojnë MASH-it. Kur para një jave, në Haraçinë funksionarë të lartë të Qeverisë dhe MASH-it erdhën të persin shiritin e inaugurimit të nëntë klasave të reja, zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri, “qetësoi” mediat maqedonase se nuk do të ketë asnjë punësim të ri. “Jo, jo nuk bëhet fjalë për punësime të reja. Në shkollë është bërë vetëm zgjerimi i objektit, janë shtuar disa klasa të cilat ishin të nevojshme”, tha Neziri, duke shtuar se numri i të punësuarve do të mbetën si më parë. Këtë fat do të ketë padyshim edhe SHF “26 Korriku”, që edhe pse me 2.280 nxënës dhe 138 arsimtarë, nuk mund të shpreson në zgjerimin as të kolektivit të arsimtarëve dhe as të shërbimit pedagogjik. E rënduar nga mbingarkesa e madhe e shkollave, si në numër ashtu në hapësirë – janë edhe shumë shkolla tjera. Asnjë përjashtim nuk bën gjimnazi “Zef Lush Marku” në Shkup, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, gjimnazi “Ibrahim Temo” në Strugë, “Drita” në Kërçovë, si dhe shkollat e mesme të Gostivarit dhe Dibrës. Por ka ende edhe më keq se ato. Katër shkollat të mesme profesionale në gjuhën shqipe në Kumanovë nuk kanë fare pedagogë për arsye banale – pra sepse nuk janë subjekte të pavarura juridike. Fakti se veprojnë në objekte të veçanta prej shkollave amë tani e 11 vite, si duket nuk do të thotë asgjë për MASH-in.
Ligjet arsimore në Maqedoni nuk e definojnë se sa duhet të jetë raporti i pedagogëve dhe psikologëve me numrin e nxënësve në një shkollë të caktuar. Vetëm në pjesën që ka të bëjë me pjesën strukturore të shkollave është shënuar se duhet të funksionojë shërbimi pedagogjik, që nënkupton punësimin e një pedagogu dhe të një psikologu, apo sociologu – varësisht përcaktimit të shkollave. Sipas kësaj, mënyra e vetme e sigurimit të më shumë pedagogëve dhe psikologëve është ndarja e shkollave në dy-tre subjekte të veçanta. Jo që shqiptarët nuk kanë bërë kërkesa të tilla, mirëpo ja që kur janë në pyetje ato rruga për të arritur qëllimin është e shtruar me shumë pengesa të pa kapërcyeshme. Ka shkolla madje, që nuk kanë as pedagog dhe as psikolog shqiptarë, megjithëse dominojnë nxënësit shqiptarë. SHF “Panajot Ginovski” në Shkup është njëra prej tyre./koha/
EDITOR
11 years ago
previous article
Haxhinjtë e Luginës mund të mbesin në shtëpi, vidhen pasaportat së bashku me makinën
next article
Drama “Vatan” nga Namik Qemal
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
13 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
13 hours ago