Çdo vend ka paradokset e veta. E këtu nuk bën përjashtim as Kosova. Në këtë rast me dallimet që has shpesh tek gjendja ekonomike e banorëve por shpesh edhe shija që ka ata që kanë një jetë mesatare dhe ata që bëjnë jetë luksi.
Ndonëse një vend me mbi 30 % të papunë në Kosovë ka njerëz që shtëpitë i kanë si në ëndrra. Kështu është edhe me rezidencën Jusaj, një pronë e njërit prej biznesmenëve më të mëdhenj në Kosovë, Shkëlzen Jusaj. Ata dihet që zotërojnë Petrol Company, që merret me naftë. Rezidenca është në hyrje të parkut Gërmia.
Gjithë enterieri aty thuhet se është punuar në vende të ndryshme të botës dhe shumë mobile janë të flakëruara me ari. Shkelzen Juasj njihet si i afërt me partinë e Ramush Haradinajt. Kishte qenë në zgjedhje edhe kandidat për deputetë, por nuk morri votat e mjaftueshme. /reporteri/