Nga kuvendi zgjedhor i Shoqatës Shqiptare “Studenti” të Universitetit të Cyrihut
Në vend të Ardita Kapedanit, që tashmë ka diplomuar, kryetare e re u zgjodh Vjosa Ismaili nga Tetova, si rezultat i rritjes numerike të femrave në universitet.
Cyrih – Dy vatrat universitare me reputacion ndërkombëtar, Universiteti i Cyrihut dhe ETHZ, tashmë njihen si dy nga burimet kryesore të dijes, të cilat përmes dhjetëra fakulteteve rekrutojnë kuadro profilesh të ndryshme shkencore. Prej viti në vit, në kuadër të këtyre fakulteteve po rekrutohen me dhjetëra studentë shqiptarë me prejardhje nga trojet tona etnike, të cilët po bëhen pjesë e një gjenerate shumë të avancuar prej nga përgatiten e profilizohen kuadro e ekspertësh, thuaja se për të gjitha fushat e ekonomisë dhe më gjerë.
Studentët shqiptarë të po këtyre dy universiteteve ishin ata që 15 vite më parë themeluan Shoqatën Shqiptare “Studenti”, që deri më tash ka anëtarësuar në gjirin e saj qindra studentë, duke nxjerr deri më tash disa gjenerata ekspertësh me renome, ndër ta ekonomistë, juristë, inxhinierë mjekë, e çfarë jo, ndër ta edhe afro dhjetë doktorë shkence, ca prej të cilëve tash punojnë si asistentë apo edhe ligjërues universitetesh. Bilanci i arritjeve të këtyre studentëve është edhe imazhi dhe krenaria jonë në shtetin helvetik. Sepse pos këtyre studentëve, janë edhe ata që tashmë kanë diplomuar apo i ndjekin studimet qoftë në Universitetin e Lozanës, Gjenevës, Bernës, Bazelit, St. Gallenit, Fraiburgut, Loganos e tjerë.
previous article
Maqedonia e Kosova marrin pjesë në Garën Edukative Botërore organizuar nga ana e Microsoft!
next article
Abdullah Nasih El-Ulvani
you might also like
1 year ago
1 year ago
1 year ago