Kombëtarja U-21 përforcohet me një tjetër futbollist cilësor. Bëhet fjalë për Herolind Shalën, mesfushorin që luan në Norvegji dhe që më në fund ka vendosur t’i bashkohet Përfaqësueses shqiptare “Shpresa”.
Paraditen e djeshme janë bërë gati të gjitha dokumentet për pasaportën shqiptare të 21-vjeçarit që aktivizohet në radhët e Odd Grenlandit.
Shala më parë ka luajtur tri ndeshje me ekipet e Norvegjisë U-17 dhe U-21, ndërsa tani ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Skënder Gegës.
Ky është një lajm i mirë për teknikun Gega, i cili do të ketë një forcë më shumë në mesfushë pas mungesave për ndeshjen kundër Hungarisë më 6 qershor.
Lajmi për afrimin e Shalës vjen një ditë pasi Kombëtares sonë U-21 iu bashkua edhe Haxhi Neziraj, pjesë e Lucernit II në Zvicër.
/Start/
EDITOR
12 years ago
previous article
Gol i `çmendur` në Serinë A (Video)
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago