Një banorë nga fshati Cvetishnicë i Kumanovës ka humbur jetën nga vërshimet në këtë zonë.
R.S nga fshati Cvetishnicë, 51 vjeç, humbi jetën gjatë tentimit të tij për të kaluar lumin Dllaboçicë.
Viktima i shoqëruar nga një person tjetër gjatë tentimit për të kaluar lumin, ka hasur në një val të re vërshimi të ujit dhe nuk ka arritur që të dal nga lumi. Trupi i pajetë u gjet sot 2 kilometra nga vendi i ngjarjes. MPB theksoi se në terren ka dërguar njësitet speciale për të nxjerrë trupin e pajetë.
12:00 – Në disa qytete në Maqedoni kanë ndodhur vërshime si pasojë e reshjeve të djeshme intensive të shiut.
Nga reshjet e shiut dhe vërshimet e lumit të Radovishit, janë rrënuar dy ura në dy vendbanime rurale, që lidhin rrugën magjistrale Strumicë – Shtip. Mbi 1.500 banorë të një fshati Zleovo kanë mbetur të ngujuar si pasojë e reshjeve dhe vërshimeve, por edhe rrënimit të urës që lidh rrugën e tyre me vendbanimet e tjera.
Në një fshat tjetër Oraovicë të Radovishit, vërshimet e rrëmbyeshme kanë bartur edhe mjetet të rënda, përfshirë edhe një makinë, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha të të mbjellurave.
Aksi rrugor Makedonska Kamenicë – Dellçevë është bllokuar për makinat, për shkak të shembjes së dheut.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime masive edhe në rajonin e Kumanovës, me ç’rast nga dalja e shtratit të lumejve Pçinjë, Kriva Reka, Kumanovarja, etj, janë vërshuar disa vendbanime të qytetet dhe zonat periferike. Në lagjen Sredorek janë vërshuar 60 shtëpi, ndërsa niveli i lumit ka mbërritur në dy metra. Vërshime të tokës janë regjistruar edhe në fshatrat Llopat dhe Opajë, por edhe në pjesën periferike të qytetit ku rrjedh lumi Pçinja.
Autoritetet komunale dhe Qendra për Menaxhim me Kriza po ndjek situatën dhe ka dalur në terren për të pastruar terrenin dhe zonën e përfshirë nga vërshimet. Deri tani nuk është vlerësuar dëmi i shkaktuar nga vërshimet në vendbanimet afër lumejve që kanë vërshuar.
Vërshime janë regjistruar edhe në zonën e Pollogut, me ç’rast QMK pritet të jap detaje më të hollësishme mbi gjendjen e krijuar. (INA)
Categories