Ndonjëherë do të ishte mirë ta kemi i sferën e kristaltë dhe të shohim të ardhmen. Kështu do ta dinim nëse vendimi të cilin do ta marrim do të na sjell të mira apo do të jetë e gabuar.

Industria teknologjike është përplot me rrëfime të njerëzve që kanë mundur të pasurohen, por një veprim i gabuar në momentin e caktuar iu ka kushtuar miliarda dollarë, transmeton Telegrafi.
Business Insider ka bërë listën e njerëzve të cilët vazhdojnë të ndjejnë pendim për një vendim të gabuar.
1.Nolan Bushnell

Bushnell është themelues i Kompanisë “Atari Inc.” Ishte njëri nga shefat e parë të Steve Jobes. Kishte rastin të investojë 50 mijë dollarë në kompaninë “Apple” të Jobs. Sikur ta kishte bërë këtë do të ishte pronarë i një të tretës së kompanisë “Apple”, vlera e së cilës tashti ka arritur në 489 miliardë dollarë.
2. Ronald Wayne

Edhe një njeri në listën e atyre që nuk e ka hetuar potencialin e “Apple”. Ka qenë bashkëthemeluesi i tretë i “Apple”, kurse hisen e tij prej 10 për qind e kishte shitur dy javë pas fillimit të punës së kompanisë, për 800 dollarë. Ka fituar 1 500 dollarë shtesë, sepse kishte hequr dorë nga të gjitha të drejtat në pronësi. Sikur të mbante pronësinë e tij prej 10 për qind sot do të kishte pasurinë prej 40 miliardë dollarë.
3. Joe Green

Gjatë studimeve Green ishte cimer i Mark Zuckerberg-ut. Bashkë kishin krijuar faqen Facemash, për shkak të së cilës kishin rënë në telashe. Kur Mark kishte kërkuar ndihmë për të filluar Facebook-un, babai i Green-it i kishte thënë të birit që të mos hynte në projektin e ri me Zuckerberg-un. Sikur të kishte hyrë në këtë biznes tash do të kishte më së paku pesë për qind pronësi në Facebook dhe një pasuri prej shtatë miliardë dollarësh.
4. David Cowan

Cowan ka lëshuar rastin që të investojë pak para në Google. Mikesha e Cowan, Susan Wojicki kishte marrë garazhin e Larry Page dhe Sergey Brin, në të cilën kishin hapur zyrën e parë të Google. Ishte përpjekur ta bind Coëan-in që të takohej me ta, por ai me këmbëngulësi kishte shmangur takimin me themeluesit e Google.
5. Kevin Rose

Në vitin 2012 Rose ia kishte shitur faqen e tij Digg kompanisë “Betaëorks”, për 500 mijë dollar. Kjo është një shumë e papërfillshme parash, sepse disa vite më parë Rose kishte refuzuar ofertën e Google e cila për këtë faqe i paguante 200 milionë dollarë.
6. Jerry Yang

Drejtori kryesor ekzekutiv i Yahoo në vitin 2009 kishte refuzuar t’ia shiste kërkimoren Microsoftit për 44.6 miliardë dollarë. Shumë aksionarë kanë qenë të pakënaqur për shkak të këtij vendimi, sepse kishin dashur ta shesin Yahoon, kurse kompania për shkak të këtij vendimi një kohë të gjatë ishte në probleme.
7. James Altucher

Partneri i Altucher-it në vitin 2000 i kishte propozuar James-it që për një milion dollarë të blejnë 20 për qind të aksioneve të Google. Altucher ishte përgjigjur: “Kërkimoret? A nuk kanë vdekur të gjitha?”. Partneri i tij thërret në Google dhe i njofton se ky rast nuk mjaft i volitshëm për ta. Altucher edhe sot këtë vendim e cilëson më të keqin në historinë e kapitalit me rrezik. /Telegrafi/