Forumi Rinor Islam dega Shkup organizoi ligjeratën  e rradhës në Info Qendrën e saj në Shkup.
Tema e ligjeratës në fjalë ishte “Njeriu dhe mëkati” e cila ishte vazhdim i ligjeratës së kaluar, e ligjeruar nga Qenan ef.Ismaili, ku fillimisht shfrytëzoi rastin qe te ua uron hyrjen në tre muajt e shenjtë.
Sa i përket temës në fjalë, ai bëri elaborimin e saj duke sjellur shumë shembuj se si ne në përditshmeri zhytemi në mëkate, pasojat e të cilave i përjetojme në këtë botë dhe botën tjetër.
Ai mes tjerash theksoi se: “Forca e imanit (besimit) nuk vërehet në xhami por vërehet në rrethanat e përshtatshme për kryerjen e mëkateve”
Në ligjëratë qenë të pranishme një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të cilet kishin hapsirë të parashtrojnë pyetje lidhur me temën e lartpërmendur.
Përndryshe, FRI-Shkup vazhdon me ciklin e ligjeratave javore çdo të enjte, në të njejtën kohë dhe është e hapur për gjithë ata që kanë dëshirë të prezantojnë.

Qenan Ismaili (1)
“Njeriu dhe mëkati” – vazhdojnë ligjëratat javore në FRI Shkup

Qenan Ismaili (3)
“Njeriu dhe mëkati” – vazhdojnë ligjëratat javore në FRI Shkup